
Shikimi i fotove dhe videove në album
Përdoreni albumin për të parë fotot dhe për të riprodhuar videot që keni nxjerrë me
kamerën e telefonit ose për të parë përmbajtje të ngjashme që keni shkarkuar ose
kopjuar në kartën e kujtesës. Mund të merrni gjeoetiketime për fotot dhe videot tuaja
dhe pastaj t'i shihni ato në një hartë të botës. Te albumi mund të shihni edhe fotot dhe
videot që keni ngarkuar në një shërbim në internet, për shembull në një album në
internet të Picasa™ ose në Facebook™.
Nga albumi gjithashtu mund të ndani fotot dhe videot tuaja të preferuara me miqtë
nëpërmjet përdorimit të teknologjisë me valë Bluetooth™, postës elektronike,
mesazhimit dhe shërbimeve të ndryshme në internet. Dhe mund të kryheni detyra të
modifikimit themelor te fotot dhe t'i cilësoni si sfond ose si figura kontakti. Për më
shumë informacion, shihni Për ta lidhur telefonin me një kompjuter në faqen 94.
Kartela e pamjes së përgjithshme të albumit
Kartelat e mëposhtme janë të disponueshme në album:
•
Figurat
– shihni të gjitha fotot dhe videot e ruajtura në kartën e kujtesës.
•
Hartat
– shihni fotot dhe videoklipet tuaja të gjeoetiketuara në një hartë të botës.
•
Në linjë
– shihni albumet tuaja në internet.
Për të hapur albumin
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Albumi.
Nëse orientimi i ekranit nuk ndryshon automatikisht kur e ktheni telefonin anash, shënoni
kutinë e shënimit Vetërrotullo ekranin nën Cilësimet > Ekrani.