Shikimi i fotove tuaja në një hartë
Nëse aktivizoni zbulimin e vendndodhjes kur nxirrni foto, mund t'a përdorni
informacionin e mbledhur në një fazë të mëvonshme. Për shembull, mund të shihni
fotot tuaja në një hartë dhe t'u tregoni miqve dhe familjes se ku ishit kur bëtë foton.
Shtimit të informacionit të vendndodhjes i referohet gjithashtu si gjeoetiketim. Kur
aktivizoni zbulimin e vendndodhjes, mund të përzgjdhni të përdorni ose satelitët GPS
ose rrjetet me valë ose të dyja për të gjetur pozicionin tuaj.
Pamja e përgjithshme e kartelës Hartat
1
Numri i fotove dhe videove të gjeoetiketuara.
2
Takoni dy herë për të zmadhuar. Bashkoni gishtat për të zvogëluar. Tërhiqeni për të parë pjesë të
ndryshme të hartës.
3
Një grup fotosh dhe/ose videos të gjeoetiketuara me të njëjtën vendndodhje.
4
Miniaturat e grupit të përzgjedhur të fotove dhe/ose videove. Takoni një objekt për t'a parë atë në
ekranin e plotë.
5
Kërkoni një vendndodhje në hartë.
6
Kaloni tek shikimi botëror.
Për të bërë të mundur zbulimin e vendndodhjes
80
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Shërbimet e vendndodhjes.
3
Shënoni Satelitët GPS dhe/ose Shërb. për vendndodh. i Google kutitë e
shënimit.
Për të parë fotot e gjeoetiketuara në një album
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Albumi > Hartat.
3
Takoni një foto për t'a parë atë në ekranin e plotë.
4
Nëse disa foto u bënë në të njëjtën vendndodhje, vetë një prej tyre shfaqet në
hartë. Numri gjithsej i fotove shfaqet në cepin e sipërm djathtas, për shembull .
Për të parë këto fotografi, takoni fotografinë e kopertinës dhe pastaj takoni një
nga miniaturat në pjesë e poshtme të ekranit.
Kur shihni një foto të gjeoetiketuar në shikuesin e fotove, mund të prekni ekranin për të
shfaqur shiritat, pastaj takoni për të parë foton në hartë.
Për të shtuar një gjeotetiketë kur shihni hartën në album
1
Kur shihni hartën në album, shtypni , pastaj takoni Shto gjeoetiketën.
2
Gjeni dhe takoni foton të cilës dëshironi t'i shtoni gjeoetiketimin.
3
Takoni vendndodhjen e dëshiruar në hartë për të vendosur gjeoetiketimin,
pastaj takoni OK.
Për të ndryshuar gjeoetiketimin e një foto në album
1
Kur shihni një foto në hartën në album, prekni dhe mbani foton derisa korniza e
saj të shndërrohet në blu.
2
Tërhiqni foton në vendndodhjen e re.
Gjithashtu mund të takoni vendndodhjen e dëshiruar në hartë në vend që të tërhiqni.
Për të ndryshuar shikimin e hartës në album
•
Kur shihni hartë në album, shtypni , pastaj përzgjidhni Pamja klasike ose Pamja
satelitore
.