Listat e dëgjimit
Riprodhuesi Walkman™ krijon automatikisht lista dëgjimi të zgjuara në kartelën e
listave të dëgjimit në audiotekën e riprodhuesit Walkman™. Gjithashtu mund të
krijoni listat tuaja të dëgjimit nga muzika që është e ruajtur në kartën e kujtesës të
telefonit tuaj.
Përveç kësaj, mund të instaloni aplikacionin Media Go™ dhe t'a përdorni atë për të
kopjuar listat e dëgjimit nga kompjuteri në kartën e kujtesës të telefonit tuaj.Për më
shumë informacion, shihni Për ta lidhur telefonin me një kompjuter në faqen 94.
Për të krijuar listat tuaja të dëgjimit
1
Në riprodhuesin Walkman™, takoni MUZIKA IME.
2
Për të shtuar një artist, album ose pjesë muzikore në një listë dëgjimi, prekni
dhe mbani të shtypur emrin e artistit ose titullin e albumit ose të pjesës
muzikore.
3
Në menunë që hapet, takoni Shto në listën e dëgjimit > Krijo listën e re të
dëgjimit
.
4
Futni një emër për listën e dëgjimit dhe takoni OK.
Për t’i shtuar tituj në një listë dëgjimi
1
Kur shfletoni bibliotekën e riprodhuesit Walkman™, prekni dhe mbani emrin e
artistit ose titullin e albumit ose titullit që dëshironi të shtoni.
2
Takoni Shto në listën e dëgjimit.
3
Takoni emrin e listës së dëgjimit tek e cila dëshironi të shtoni artistin, albumin
ose titullin. Artisti, albumi ose titutlli shtohen në listën e dëgjimit.
62
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të riprodhuar listat tuaja të dëgjimit
1
Në riprodhuesin WALKMAN, takoni MUZIKA IME.
2
Takoni .
3
Nën Listat e dëgjimit, trokitni lehtë mbi një listë dëgjimi.
4
Takoni një pjesë muzikore për ta riprodhuar atë.
Për të hequr një titull nga një listë dëgjimi
1
Në një listë dëgjimi, takoni dhe mbani titullin e muzikës që dëshironi të fshini.
2
Takoni Fshi nga lista e dëgjimit.
Për të fshirë një listë dëgjimi
1
Në riprodhuesin Walkman™, takoni MUZIKA IME, pastaj përzgjidhni Listat e
dëgjimit
.
2
Prekni dhe mbani listën e dëgjimit që dëshironi të fshini.
3
Takoni Fshij.
4
Takoni përsëri Fshij, për të konfirmuar.
Nuk mund të fshini listat e dëgjimit të paracaktuara.