Rreth Muzikës
Shfrytëzojeni sa më shumë riprodhuesin Walkman™. Dëgjoni dhe organizoni
muzikën, audiolibrat dhe podkastet, të cilat i keni transferuar në kartën tuaj të kujtesës
nga një kompjuter ose i keni blerë dhe shkarkuar nga dyqanet në linjë.
Për të bërë përmbajtjen lehtësisht të disponueshme në riprodhuesin muzikor, mund të
përdorni aplikacionin Media Go™. Media Go™ ndihmon për transferimin e
përmbajtjes së muzikës ndërmjet një kompjuteri dhe një telefoni. Për më tepër
informacion, shikoni Për ta lidhur telefonin me një kompjuter në faqen 94.
Pamja e përgjithshme e aplikacionit "WALKMAN"
1
Shfletoni muzikën në kartën tuaj të kujtesës
2
Kërkoni të gjitha pjesët muzikore të ruajtura në hapësirën ruajtëse të brendshme të telefonit tuaj
3
Takoni butonin e infinitit për të gjetur informacionin që ka lidhje në internet dhe shtesa në Google
Play™
4
Ilustrimi i albumit (nëse është i disponueshëm)
5
Shkoni te titulli pasues në radhën e tanishme të riprodhimit ose e kaloni me shpejtësi
6
Koha gjithsej e titullit
7
Koha e kaluar nga titulli i tanishëm
8
Treguesi i përparimit – tërhiqeni treguesin ose takoni përgjatë linjës për të kaluar me shpejtësi ose
për të kthyer pas
9
Butoni riprodhim/ndërprerje
10 Shkoni te titulli i mëparshëm në radhën e tanishme të riprodhimit ose ktheni pas