Teknologjia TrackID
Identifikimi i muzikës duke përdorur teknologjinë TrackID
Përdorni shërbimin e njohjes së muzikës TrackID™ për të identifikuar një pjesë
muzikore që dëgjoni të riprodhohet në mjedisin tuaj rrethues. Thjesht rregjistroni një
mostër të shkurtër të këngës dhe do të gjeni informacionin e artistit, titullit dhe albumit
brenda disa sekondash. Mund të blini pjesët e identifikuara nga TrackID™ dhe mund
të shihni skicat TrackID për të parë se çfarë po kërkojnë përdoruesit e TrackID rreth
botës. Për rezultatet më të mira, përdoreni teknologjinë TrackID™ në një zonë të qetë.
Aplikacioni TrackID™ dhe shërbimi TrackID™ nuk mbështeten në të gjitha shtetet/rajonet ose
nga të gjitha rrjetet dhe/ose ofruesit e shërbimeve në të gjitha zonat.
63
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hapur aplikacionin TrackID™
1
Nga Ekrani bazë, takoni . .
2
Gjeni dhe takoni TrackID™.
Gjithashtu mund të përdorni miniaplikacionin TrackID™ për të hapur aplikacionin TrackID™.
Për të kërkuar për informacion duke përdorur TrackID™
1
Kur hapet aplikacioni TrackID™, mbani telefonin drejt burimit të muzikës.
2
Takoni . Nëse pjesa identifikohet nga shërbimi TrackID™, rezultatet shfaqen
në ekran.
Për t'u kthyer te ekrani i fillimit TrackID™, shtypni
.
Për të parë skicat TrackID™
1
Kur aplikacioni TrackID™ është i hapur, takoni Klasifikimi. Herën e parë që
shihni një skicë, ajo është e cilësuar për rajonin tuaj.
2
Për të parë skicat e kërkimeve më të admiruar në rajone të tjerë, takoni >
Rajonet
.
3
Përzgjidhni një vend ose rajon.
Përdorimi i rezultateve të teknologjisë TrackID™
Informacioni i pjesës muzikore shfaqet kur aplikacioni TrackID™ dallon një pjesë
muzikore. Mund të përzgjidhni blerjen e pjesës muzikore ose përndarjen e saj me
anën e postës elektronike ose SMS-së. Gjithashtu mund të merrni më shumë
informacion rreth artistit të pjesës muzikore.
Për të blerë një titull duke përdorur teknologjinë TrackID™
1
Kur aplikacioni TrackID™ është i hapur, takoni një titull.
2
Në ekranin e informacionit të titullit, takoni Shkarko.
3
Ndiqni udhëzimet në telefonin tuaj për të përfunduar blerjen tuaj.
Tipari i blerjes së një titulli mund të mos ofrohet në të gjithë shtetet/rajonet ose nga të gjithë
rrjetet dhe/ose ofruesit e shërbimeve në të gjitha zonat.
Për të ndarë një pjesë muzikore duke përdorur postën elektronike ose SMS
1
Kur aplikacioni TrackID™ është i hapur, takoni një titull pjese.
2
Takoni Ndaj, pastaj përzgjidhni një metodë të ndarjes.
3
Ndiqni udhëzimet në telefonin tuaj për të përfunduar procedurën.
Për të parë informacionin e artistit për një pjesë muzikore
1
Kur aplikacioni TrackID™ është i hapur, takoni një titull pjese.
2
Takoni Info. i artistit.
Për të fshirë një pjesë muzikore nga historia e pjesëve muzikore
1
Kur aplikacioni TrackID™ është i hapur, trokitni lehtë mbi Historia.
2
Trokitni lehtë mbi titullin e një pjese muzikore, pastaj trokitni lehtë mbi Fshi.
3
Trokitni mbi Po.