
Lejet
Disa aplikacione duhet të përdorin pjesë të telefonit, që të mund të punojnë si duhet.
Për shembull, një aplikacion udhëtimi ka nevojë për leje që të dërgojë dhe të marrë
trafik të dhënash, si dhe të njohë vendndodhjen tënde. Disa aplikacione mund t'i
keqpërdorin lejet duke vjedhur ose fshirë të dhëna, ose duke njoftuar të tjerët për
vendndodhjen tuaj. Sigurohuni që të instaloni dhe jepni leje vetëm për ato aplikacione
të cilave u besoni.
Për të parë lejet e një aplikacioni
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet.
3
Trokitni lehtë mbi Aplikacionet.
4
Trokitni lehtë mbi aplikacionin e dëshiruar.
5
Lëvizni poshtë për të parë hollësitë përkatëse nën Lejet.