
Shkarkimi nga Google Play™
Mund të shkarkoni të gjitha llojet e aplikacioneve nga Google Play™, përfshirë
aplikacionet falas.
Para shkarkimit të aplikacioneve
Para se të shkarkoni nga Google Play™, sigurohuni që keni lidhje funksionuese me
internetin.
Gjithashtu mos harroni se mund të keni tarifa për trafikun e të dhënave kur shkarkoni
përmbajtje në telefon. Për më tepër informacion, kontaktoni me operatorin tuaj.
Për të shkarkuar një aplikacion falas
1
Në Google Play™, gjeni një objekt që dëshironi të shkarkoni, duke shfletuar
kategoritë ose duke përdorur funksionin e kërkimit.
2
Trokitni lehtë mbi objekt për të parë hollësitë e tij dhe ndiqni udhëzimet për të
kryer instalimin.
3
Nëse aplikacioni që dëshironi të shkarkoni kërkon përdorimin e të dhënave
tuaja ose kontrollin e të gjitha funksioneve në telefon, afishohet një ekran
shtesë me hollësitë. Lexojeni me kujdes këtë ekran sepse funksionaliteti i
telefonit mund të dëmtohet rëndë nëse vazhdoni. Trokitni lehtë mbi OK nëse
pranoni ose Anulo nëse dëshironi të anuloni shkarkimin.
Për të shkarkuar një aplikacion me pagesë
1
Në Google Play™, gjeni një objekt që dëshironi të shkarkoni, duke shfletuar
kategoritë ose duke përdorur funksionin e kërkimit.
2
Trokitni lehtë mbi objekt për të parë hollësitë e tij dhe ndiqni udhëzimet në
telefon për të kryer instalimin.
3
Nëse aplikacioni që dëshironi të shkarkoni kërkon përdorimin e të dhënave
tuaja ose kontrollin e të gjitha funksioneve në telefon, afishohet një ekran
shtesë me hollësitë. Lexojeni me kujdes këtë ekran sepse funksionaliteti i
telefonit mund të dëmtohet rëndë nëse vazhdoni. Trokitni lehtë mbi OK nëse
pranoni ose Anulo nëse dëshironi të anuloni shkarkimin.
Për të hapur një aplikacion të shkarkuar
1
Në Google Play™, shtypni , pastaj trokitni lehtë mbi My Apps.
2
Trokitni lehtë mbi aplikacionin e shkarkuar.
Tek aplikacionet e shkarkuara mund të hyni edhe nga ekrani i aplikacioneve.
37
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.