Çfarë është Android™?
Telefoni juaj inteligjent Xperia nga Sony funksionion në platformën Android. Telefonat
Android mund të kryejnë shumë prej funksioneve të kompjuterit dhe mund t'i
përshtatni sipas nevojave tuaja. Për shembull, mund të shtoni dhe të fshini
aplikacionet ose të përmirësoni aplikacionet ekzistuese për të përmirësuar
funksionalitetin. Në Google Play™ mund të shkarkoni një sërë aplikacionesh dhe
lojrash nga një koleksion gjithnjë në rritje. Gjithashtu mund të integroni aplikacione në
telefonin Android™ me aplikacione të tjera dhe me shërbimet në linjë që përdorni. Për
shembull, mund të bëni kopje rezervë të kontakteve të telefonit tuaj, të qaseni në
llogaritë e ndryshme të postës elektronike dhe kalendarët tuaj nga një vend, të
informoheni për takimet tuaja dhe të përfshiheni në rrjete sociale.
Telefonat Android™ zhvillohen vazhdimisht. Kur disponohet një version i ri i softuerit
dhe telefoni e mbështet këtë softuer të ri, mund ta përditësoni telefonin, për të marrë
tiparet e reja dhe përmirësimet më të fundit.
Telefoni juaj Android™ është i ngarkuar paraprakisht me shërbimet e Google™. Për të
përfituar sa më shumë nga shërbimet e ofruara nga Google™, duhet të keni një llogari në
Google™ dhe të hyni në të kur të nisni për herë të parë telefonin. Gjithashtu duhet të keni
hyrje në Internet, për të përdorur shumë prej tipareve në Android™.
Versionet e reja të softuerit mund të mos përputhen me të gjithë telefonat.