Montimi
Për të hequr mbulesën e baterisë
•
Duke përdorur gishtat, rrëshqisni mbulesën e baterisë jashtë telefonit.
Për të futur një kartë kujtese
•
Hiqeni mbulesën e baterisë dhe futeni kartën e kujtesës me kontaktet ngjyrë ari
të kthyera nga poshtë.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Çaktivizoni telefonin.
2
Hiqni mbulesën e baterisë dhe baterinë.
3
Shtypni përposhtë kapësen plastike që mban kartën e kujtesës në atë vend.
Ndërsa e mbani kapësen të shtypur, përdorni thoin për të rrëshqitur jashtë
kartën e kujtesës.
9
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të futur kartën SIM
Mos futni një kartë SIM të papajtueshme në folenë e kartës SIM. Bërja e kësaj mund të
dëmtojë përgjithnjë kartën tuaj SIM ose telefonin tuaj.
•
Hiqni mbulesën e baterisë, pastaj futni kartën SIM në folenë e saj me kontaktet
me ngjyrë ari me drejtim nga poshtë.
Për të hequr kartën SIM
1
Hiqni mbulesën e baterisë dhe baterinë.
2
Vendosni majën e gishtit tuaj në kartën SIM dhe rrëshqiteni atë nga foleja e saj.
Për të futur baterinë
1
Hiqeni mbulesën e baterisë.
2
Futeni baterinë me etiketat e përdorimit nga lart dhe lidhësit përballë njëri tjetrit.
Për të hequr baterinë
1
Hiqeni mbulesën e baterisë.
2
Vendosni majën e gishtit tuaj në pjesën e hapur në anën e poshtme të baterisë
dhe ngrini lart baterinë.
10
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të vendosur mbulesën e baterisë
1
Vendosni mbulesën e pasme mbi pjesën e pasme të telefonit, pastaj futeni në
foletë e saj.
2
Rrëshqisni mbulesën e sipërme për poshtë.