
Ndezja dhe fikja e telefonit
Për të ndezur telefonin
1
Shtypni pak çaste tastin e energjisë në krahun e djathtë të telefonit, derisa
telefoni të dridhet.
2
Nëse ekrani errësohet, shtypni për pak kohë tastin e energjisë , për të
aktivizuar ekranin.
3
Për të shkyçur ekranin, zvarritni nga e djathta përmes ekranit.
4
Futni PIN-in e kartës suaj SIM kur t'ju kërkohet dhe përzgjidhni OK.
5
Prisni pak çaste që të niset telefoni.
PIN-i i kartës suaj SIM fillimisht sigurohet nga operatori i rrjetit tuaj, por mund ta ndryshoni më
vonë nga menyja Cilësimet. Për të korrigjuar një gabim të bërë gjatë futjes së PIN-it të kartës
SIM, trokitni lehtë mbi
.
Për të fikur telefonin
1
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë derisa të hapet menyja e opsioneve.
2
Në menynë e opsioneve, takoni Fikja.
3
Takoni OK.
Telefonit mund t'i duhet pak kohë për t'u fikur.