
Google Maps™
Gjeni vendndodhjen tuaj të tanishme, shihni gjendjet e trafikut në kohë reale dhe
merrni udhëzime të hollësishme për në destinacionin tuaj. Përpara udhëtimeve, mund
102
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

të shkarkoni dhe të ruani hartat në kartën e kujtesës për të shmangur kostot e larta të
roaming.
Aplikacioni Google Maps™ kërkon përdorimin e një lidhjeje me Internetin. Mund të shkaktoni
faturime për lidhjen e të dhënave, kur lidheni me Internetin nga telefoni tuaj. Kontaktoni
operatorin e rrjetit tuaj për më shumë informacion. Aplikacioni Google Maps™ mund të mos
jetë i disponueshëm në çdo treg, shtet ose rajon.
Për të përdorur Google Maps™
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Hartat.
Nëse dëshironi të përdorni Google Maps™, duhet të aktivizoni një nga metodat e
vendndodhjes të disponueshme nën Cilësimet > Shërbimet e vendndodhjes.
Për të mësuar më shumë për Google Maps™
•
Kur përdorni Google Maps™, shtypni , pastaj trokitni lehtë mbi Ndihma.
Shikimi i vendndodhjes së shokëve tuaj me Google Latitude™
Futuni në Google Latitude™ për të parë vendndodhjet e shokëve tuaj në hartat tuaja
si dhe përndani informacionin për vendndodhjen dhe informacione të tjera.