
Përdorimi i GPS
Telefoni juaj ka një marrës të sistemit të pozicionimit botëror (GPS) që përdor sinjalet
satelitore për të llogaritur vendndodhjen tuaj.
Kur përdorni tipare që kërkojnë nga marrësi GPS të gjejë vendndodhjen tuaj, sigurohuni që të
mos ketë pengesa midis jush dhe qiellit.
Për të aktivizuar GPS-në
1
Nga ekrani kryesor, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Shërbimet e vendndodhjes.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Satelitët GPS.
Marrja e rendimentit më të mirë
Herën e parë që përdorni GPS mund të duhen 5 deri në 10 minuta që të gjendet
vendndodhja juaj. Për të ndihmuar kërkimin, sigurohuni se keni një pamje të hapur të
qiellit. Qëndroni pa lëvizur dhe mos mbuloni antenën GPS (zona e zgjedhur në
imazh). Sinjalet GPS mund të kalojnë përmes reve dhe plastikës, por jo përmes
pjesës më të madhe të objekteve të ngurtë, të tillë si ndërtesa dhe male. Nëse
vendndodhja juaj nuk gjendet brenda disa minutash, zhvendosuni në një vendndodhje
tjetër.