
Rreth shërbimeve të vendndodhjes
Përdorni telefonin tuaj për të gjetur se ku jeni. Ka dy mënyra: GPS dhe rrjetët me valë.
Aktivizoni opsionin e rrjetëve me valë nëse dëshironi vetëm vendndodhjen e përafërt
dhe e dëshironi atë shpejt. Nëse dëshironi një pozicion më të saktë dhe keni një
pamje të hapur të qiellit, aktivizoni opsionin GPS. Në situata ku lidhja me rrjetin me
valë është e dobët, duhet të aktivizoni të dy opsionet për t'u siguruar që të gjendet
vendndodhja juaj.
Sony nuk garanton saktësinë e ndonjë prej shërbimeve të vendndodhjes, duke përfshirë, por jo
e kufizuar në shërbimet e drejtimit.