Informacioni ligjor
SonyC1505/C1504
Ky udhëzues përdorimi botohet nga Sony Mobile Communications AB ose nga filiali i tij vendor, pa asnjë
garanci. Përmirësimet dhe ndryshimet në këtë udhëzues përdorimi, të imponuara nga gabimet e shtypit,
pasaktësitë e informacionit aktual ose përmirësimet e programeve dhe/ose të pajisjeve, mund të bëhen në çdo
kohë dhe pa paralajmërim nga Sony Mobile Communications AB. Sidoqoftë, ndryshimet e tilla do të përfshihen
në edicionet e reja të këtij udhëzuesi të Përdoruesit.
© Sony Mobile Communications AB, 2012.
Të gjitha të drejtat rezervohen.
Telefoni juaj celular ka aftësinë të shkarkojë, të ruajë dhe të përcjellë përmbajtjet e tjera, për shembull, tonet e
ziles. Përdorimi i përmbajtjeve të tilla mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar nga të drejtat e palëve të treta, duke
përfshirë por pa u kufizuar me kufizimin sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtat e autorit. Për materialet
shtesë që shkarkuat në telefonin tuaj celular ose që përcollët nga ai, plotësisht përgjegjës jeni ju dhe jo Sony.
Para se të përdorni çdo përmbajtje shtesë, kontrolloni nëse përdorimi i synuar nga ju është licensuar siç duhet
ose është autorizuar ndryshe. Sony nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e çdo përmbajtjeje shtesë
ose të çdo përmbajtjeje tjetër nga palët e treta. Sony nuk do të jetë përgjegjës në asnjë rrethanë dhe në asnjë
mënyrë, për përdorimin e gabuar nga ju të përmbajtjeve shtesë ose të përmbajtjeve të tjera nga palët e treta.
Ky udhëzues i Përdoruesit mund të përmendë shërbime ose aplikacione të ofruara nga palë të treta. Përdorimi i
programimeve ose shërbimeve të tilla, mund të kërkojë një regjistrim të veçantë tek pala e tretë ofruese dhe
mund t'u nënshtrohet kushteve të mëtejshme të përdorimit. Për aplikacionet që përdoren në ose nëpërmjet një
sajti në ueb të një pale të tretë, ju lutemi rishikoni në fillim kushtet e përdorimit dhe politikën e zbatueshme të
privatësisë të faqeve të tilla në Internet. Sony nuk garanton disponueshmërinë ose funksionimin e të gjitha
sajteve të uebit ose shërbimeve të ofruara nga palët e treta.
Hiqni baterinë për të parë informacionin rregullator, të tillë si shenja CE.
Të gjitha produktet dhe emrat e kompanive të përmendura këtu janë marka tregtare ose marka tregtare të
regjistruara të pronarëve të tyre përkatës. Të gjitha të drejtat që nuk jepen posaçërisht këtu, janë të rezervuara.
Të gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.
Vizitoni
www.sonymobile.com për më shumë informacion.
Të gjitha ilustrimet janë vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos pasqyrojnë saktësisht telefonin real.
Ky produkt mbrohet nga disa të drejta të pronësisë intelektuale të Microsoft. Ndalohet përdorimi ose
shpërndarja e një teknologjie të tillë jashtë këtij produkti, pa licensë nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjes përdorin teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të medias së Windows
(WMDRM), për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje
përdor softuerin WMDRM, për qasjen në përmbajtjet e mbrojtura me WMDRM. Nëse softueri WMDRM nuk arrin
ta mbrojë materialin, pronarët e materialit mund t'i kërkojnë Microsoft-it të revokojë aftësinë e softuerit për të
përdorur WMDRM-në, për riprodhimin ose kopjimin e materialeve të mbrojtura. Revokimi nuk ndikon në
përmbajtjet e pambrojtura. Kur i shkarkoni licensat për përmbajtjet e mbrojtura, ju pranoni që Microsoft-i mund
të përfshijë një listë revokimi me licensat. Pronarët e përmbajtjeve mund t'ju kërkojnë ta përmirësoni WMDRM-
në, për qasjen në përmbajtjet e tyre. Nëse refuzoni një përmirësim, nuk do të jeni në gjendje të përdorni
materialet që kërkojnë përmirësimin.
Ky produkt licensohet sipas licensave të portofolit të patentave MPEG-4 pamore dhe AVC, për përdorim
personal dhe jotregtar të një konsumatori për (i) shifrimin e videove në pajtim me standardin pamor MPEG-4
("video MPEG-4") ose standardin AVC ("video AVC") dhe/ose (ii) deshifrimin e videos MPEG- 4 ose AVC që
ishte shifruar nga një konsumator, i cili merret me një veprimtari personale jotregtare dhe/ose ishte siguruar nga
një ofrues videosh të licensuar nga MPEG LA për të ofruar video MPEG-4 dhe/ose AVC. Asnjë licensë nuk
jepet ose nuk do të nënkuptohet për çfarëdo përdorimi tjetër. Informacioni shtesë, duke përfshirë atë lidhur me
përdorimet promocionale, të brendshme dhe tregtare si dhe me licensimin, mund të merret nga MPEG LA,
L.L.C. Shikoni http://www.mpegla.com. Teknologjia e deshifrimit të audios MPEG Layer-3 është licensuar nga
Fraunhofer IIS dhe Thomson.
116
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.