Sony Xperia E - Kalendari

background image

Kalendari dhe ora me zile

Kalendari

Rreth kalendarit

Telefoni juaj ka një kalendar për organizimin e orarit tuaj. Nëse keni një llogari në

Google™, gjithashtu mund të sinkronizoni kalendarin e telefonit tuaj me kalendarin

tuaj në Internet. Shihni Sinkronizoni postën elektronik, kalendarin dhe kontaktet e

korporatës tuaj

në faqen 99.

Për të cilësuar pamjen e kalendarit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Kalendari

.

2

Shtypni dhe përzgjidhni një opsion.

Për të parë shumë kalendarë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Kalendari

.

2

Shtypni , pastaj trokitni lehtë mbi Të tjera > Kalendarët e mi.

3

Takoni për të përzgjidhur kalendarët që dëshironi të shihni.

Për të krijuar një ngjarje në kalendar

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Kalendari.

2

Shtypni , pastaj trokitni lehtë mbi Ngjarje e re.

3

Futni emrin, kohën, vendndodhjen dhe përshkrimin e ngjarjes.

4

Nëse dëshironi, zgjidhni një opsion tjetër nën Përsëritja.

5

Përzgjidhni një përkujtesë për ngjarjen. Për të shtuar një përkujtesë të re për

ngjarjen, trokitni lehtë mbi .

6

Trokitni lehtë mbi Ruaj.

Kur afrohet koha e takimit, telefoni riprodhon një tingull të shkurtër për t'ju kujtuar. Gjithashtu,

shfaqet në shiritin e gjendjes.

Për të parë një ngjarje në kalendar

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Kalendari.

2

Trokitni lehtë mbi ngjarjen që dëshironi të shihni.

Për të ndryshuar cilësimet e kalendarit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Kalendari.

2

Shtypni , pastaj trokitni lehtë mbi Të tjera > Cilësimet.

3

Trokiteni lehtë për të hapur cilësimin që dëshironi të ndryshoni dhe modifikojeni

sipas dëshirës.