Cilësimet e fotokamerës
Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Nëse fotokamera nuk është përzgjedhur, tërhiqeni në .
3
Takoni një nga ikonat e cilësimeve në të majtë të ekranit.
4
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, shtypni .
5
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj modifikojeni sipas
dëshirës.
Për të përshtatur panelin e cilësimeve të fotokamerës
1
Kur kamera është e hapur, shtypni , për të shfaqur të gjitha cilësimet.
2
Prekni dhe mbani cilësimin që dëshironi të zhvendosni dhe tërhiqeni tek
pozicioni i dëshiruar.
Nëse e tërhiqni cilësimin jashtë panelit të cilësimeve, ndryshimi anulohet.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës
Skenat
Përdorni tiparin Skenat, për ta konfiguruar shpejt kamerën për situatat e zakonshme,
duke përdorur skenat e paraprogramuara. Kamera përcakton një numër cilësimesh që
të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar foton më të mirë të mundshme.
Joaktiv
Tipari Skenat është joaktiv dhe fotot mund të nxirren me dorë.
Skenë natën
Përdoreni kur nxirrni fotografi natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së zgjatur
të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të fortë.
Sporte
Përdoreni për foto objektesh që lëvizin shpejt. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon turbullimin
prej lëvizjes.
Vlera e ekspozimit
Përcakton sasinë e dritës në foton që dëshironi të nxirrni. Një vlerë më e lartë tregon një sasi në rritje
të dritës.
Balanca e të bardhës
Cilësimi i balancës së të bardhës rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të
ndriçimit.
Automatike
Rregulloni automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.
Inkandeshente
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llampat e dritës.
71
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Fluoreshente
Rregulloni balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.
Dritë dite
Rregulloni balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.
Me re
Rregulloni balancën e ngjyrave për një qiell me re.
Kohëvonues.
Me kohëvonuesin mund të nxirrni një foto pa e mbajtur në dorë telefonin. Përdoreni
këtë funksion për të bërë autoportrete ose foto në grup, kur të gjithë mund të jenë në
foto. Kohëvonuesin mund ta përdorni edhe për të shmangur lëvizjen e kameras kur po
nxirrni foto.
Aktiv (10 s.)
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e
fotos.
Aktiv (2 s.)
Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e
fotos.
Joaktiv
Fotoja nxirret sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.
Gjeoetiketimi
Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.
Aktiv
Kur aktivizohet gjeoetiketimi, te fotot shtohet vendndodhja e përafërt gjeografike kur i nxirrni. Për të
përdorur gjeoetiketimin, duhet të aktivizoni tiparet e vendndodhjes nga menyja Cilësimet. Që në një
foto të shtohen gjeoetiketat, para se të nxirrni foton duhet të përcaktohet vendndodhja. Vendndodhja
juaj përcaktohet kur shfaqet në ekranin e kamerës. Kur pajisja juaj është duke kërkuar pozicionin
tuaj, shfaqet .
Joaktiv
Kur gjeoetiketimi është hequr, nuk mund të shihni vendndodhjen ku nxorrët një foto.
Metoda e fotografimit
Përzgjidhni metodën që përdorni për të nxjerrë fotot.
Butoni në ekran
Nxirrni një foto duke takuar butonin në ekran në ekranin e kamerën. Fotoja nxirret sapo të hiqni
gishtin.
Marrja me prekje
Identifikoni një zonë të caktuar të fokusit, duke prekur me gisht ekranin e kamerës. Fotoja nxirret sapo
të hiqni gishtin. Kjo përdoret vetëm kur modaliteti i fokusit është i caktuar në fokusi me prekje.
Vetëm tastin e kamerës
Nxirrni një foto vetëm duke përdorur tastin në trupin e kamerës. Fotoja nxirret
sapo të hiqni gishtin.