Sony Xperia E - Cilësimet e videokamerës

background image

Cilësimet e videokamerës

Për të rregulluar cilësimet e videokamerës

1

Aktivizojeni kamerën.

2

Nëse videokamera nuk është përzgjedhur, tërhiqeni në .

3

Takoni një nga ikonat e cilësimeve në të majtë të ekranit.

4

Për të shfaqur të gjitha cilësimet, shtypni .

5

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.

Për të përshtatur panelin e cilësimeve të videokamerës

1

Kur videokamera është e hapur, shtypni , për të shfaqur të gjitha cilësimet.

2

Prekni dhe mbani cilësimin që dëshironi të zhvendosni dhe tërhiqeni tek

pozicioni i dëshiruar.

Nëse e tërhiqni cilësimin jashtë panelit të cilësimeve, ndryshimi anulohet.

73

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës

Skenat

Tipari Skenat ju ndihmon për ta konfiguruar shpejt kamerën për situata të zakonshme,

duke përdorur skenat e paraprogramuara. Kamera përcakton një numër cilësimesh,

që të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar videon më të mirë të mundshme.

Joaktiv

Tipari Skenat është joaktiv dhe mund të regjistroni video me dorë.

Skenë natën

Kur është e aktivizuar, ndjeshmëria ndaj dritës shtohet. Përdoreni në mjedise me ndriçim të dobët.

Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose

përdorni një mbështetje. Për të përmirësuar cilësinë e videos, çaktivizojeni regjimin për natën kur

kushtet e ndriçimit janë të mira.

Sporte

Përdoreni për video objektesh që lëvizin me shpejtësi. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon

turbullimin prej lëvizjes.

Vlera e ekspozimit

Ky cilësim ju lejon të përcaktoni sasinë e dritës në imazhin që merrni në video. Një vlerë më e lartë

tregon një sasi në rritje të dritës.

Balanca e të bardhës

Cilësimi i balancës së të bardhës rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të

ndriçimit.

Automatike

Rregulloni automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.

Inkandeshente

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llampat e dritës.

Fluoreshente

Rregulloni balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.

Dritë dite

Rregulloni balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.

Me re

Rregulloni balancën e ngjyrave për një qiell me re.

Kohëvonues

Duke përdorur kohëvonuesin, mund të rregjistroni një video pa e mbajtur në dorë

telefonin. Përdoreni për të rregjistruar një video grupi ku të gjithë mund të jenë në

video. Kohëvonuesin mund t'a përdorni edhe për të shmangur tronditjen e kamerës

gjatë rregjistrimit të videove.

Aktiv (10 s.)

Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash, që kur të takoni ekranin eë kamerës derisa videoja të fillojë

rregjistrimin.

Aktiv (2 s.)

Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash, që kur të takoni ekranin eë kamerës derisa videoja të fillojë

rregjistrimin.

Joaktiv

Videoja fillon të rregjistrojë sapo të takoni ekranin e kamerës.

Metoda e fotografimit

Përzgjidhni metodën që përdorni për të rregjistruar një video.

Butoni në ekran

Rregjistroni një video duke përdorur butonin në ekran të ekranit të kamerës.

74

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Marrja me prekje

Identifikoni një zonë të caktuar të fokusit, duke prekur me gisht ekranin e kamerës.

Vetëm tastin e kamerës

Rregjistroni një video duke përdorur vetëm tastin e kamerës të pajisjes.

Mikrofoni

Përzgjidhni nëse do të rregjistroni tingullin përreth gjatë rregjistrimit të videos.

Tingulli shkrepës

Zgjidhni të ndizni ose të fiknin tingullin shkrepës kur rregjistroni një video.

75

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.