Rreth kamerës
Me kamerën e telefonit, mund të nxirrni foto të zakonshme 2D . Dërgojani fotot dhe
videot shokëve si mesazhe multimediale ose ngarkojini në një shërbim uebi.
Pamja e përgjithshme e kontrolleve të kamerës
1
Zmadhon ose zvogëlon
2
Ekrani i kamerës kryesore
3
Kalon nga fotokamera tek videokamera
4
Tasti i kamerës – Aktivizoni kamerën/Bëni foto/Regjistroni video
5
Shfaqni të gjitha cilësimet
6
Nxirrni foto ose regjistroni videoklipe
7
Ktheheni pas një hap ose dilni nga kamera
8
Shihni fotot dhe videot
9
Ikonat e cilësimeve të kamerës
Këshilla për përdorimin e kamerës
Rregulli i të tretave
Mos e vendosni objektin tuaj në mes të kuadrit. Duke e vendosur atë në një të tretën e
kuadrit, arrini një rezultat më të mirë.
Mbajeni të palëvizur
Shmangni fotografitë e turbullta duke e mbajtur kamerën të palëvizur. Përpiquni ta
mbani dorën të palëvizur duke e mbështetur në një objekt të fortë.
Afrohuni
Duke iu afruar objektit tuaj sa më shumë të jetë e mundur, mund ta mbushni ekranin e
kamerës me objektin.
Merrni parasysh shumëllojshmërinë
Mendoni kënde të ndryshme vështrimi dhe lëvizni drejt objektit. Nxirrni disa foto
vertikale. Provoni pozicione të ndryshme.
Përdorni një sfond të thjeshtë
Një sfond i thjeshtë ndihmon nxjerrjen në pah të objektit tuaj.
Mbajeni objektivin të pastër
Telefonat celularë përdoren në çdo lloj moti dhe vendi si dhe mbahen në xhepa dhe
çanta. Si rezultat, objektivi i kamerës bëhet pis dhe i mbuluar me gjurmë gishtash.
Përdorni një pëlhurë të butë për të pastruar objektivin.
69
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.