
Komunikimi me kontaktet tuaj
Për të kërkuar një kontakt
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Futni disa shkronjat e para të emrit të kontaktit në fushën Kërko. Shfaqen të
gjitha kontaktet që fillojnë me ato shkronja.
Menyja e shpejtë e kontaktit
Trokitni lehtë mbi një miniaturë të kontaktit, për të parë opsionet e komunikimit të
shpejtë për një kontakt të caktuar. Opsionet përfshijnë telefonimin e kontaktit, dërgimin
e një mesazhi multimedial dhe me tekst dhe nisjen e një bisede duke përdorur
aplikacionin Google Talk™.
Që një aplikacion të shfaqet si një opsion në menynë e shpejtë të kontaktit, mund të duhet të
konfiguroni aplikacionin në telefonin tuaj dhe të futeni në aplikacion. Për shembull, duhet të
48
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

nisni aplikacionin Gmail™ dhe të futni hollësitë e hyrjes, para se të mund të përdorni Gmail™
nga menyja e shpejtë e kontaktit.