Sony Xperia E - Lidhja me rrjetet pa tel

background image

Lidhja me rrjetet pa tel

Nga telefoni juaj, mund të hyni në Internet pa tel, me anë të teknologjisë Wi-Fi®. Në

këtë mënyrë mund të shfletoni Internetin dhe të përdorni tarifa më të ulta të

telefonatave dhe të dhënave.
Nëse ndërmarrja ose organizata juaj ka një rrjet privat virtual (VPN), mund të lidheni

në këtë rrjet me telefonin tuaj. Mund të përdorni një VPN për të hyrë në intranetë dhe

shërbime të tjerë të brendshëm në ndërmarrjen tuaj.

Wi-Fi®

Duke përdorur teknologjinë Wi-Fi® mund të hyni në Internet me valë me telefonin tuaj.

Për të hyrë në Internet me anë të lidhjes Wi-Fi®, duhet më parë të kërkoni dhe të

lidheni me një rrjet të disponueshëm Wi-Fi®. Fuqia e sinjalit të rrjetit Wi-Fi® mund të

ndryshojë në varësi të vendndodhjes së telefonit tuaj. Lëvizja pranë pikës së hyrjes së

Wi-Fi® mund të shtojë fuqinë e sinjalit.

Për të aktivizuar Wi-Fi®

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet.

3

Trokitni lehtë mbi 〇 përbri Wi-Fi që 〇 të ndryshohet në |. Telefoni skanon për

rrjetet e disponueshme Wi-Fi®.

Mund të duhen disa sekonda përpara sesa të aktivizohet Wi-Fi®.

Për t'u lidhur me një rrjet Wi-Fi®

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet.

3

Sigurohuni që funksioni Wi-Fi® është aktivizuar. Trokitni lehtë mbi Wi-Fi.

4

Shfaqen rrjetet e disponueshme Wi-Fi®. Rrjetet e disponueshme mund të jenë

të hapura ose të siguruara. Rrjetet e hapura tregohen nga dhe rrjetet e

siguruara tregohen nga përbri emrit të rrjetit Wi-Fi®.

5

Trokitni lehtë mbi një rrjet Wi-Fi® për t'u lidhur me të. Nëse jeni duke u

përpjekur të lidheni me një rrjet Wi-Fi® të siguruar, ju kërkohet të futni

fjalëkalim. Pasi të lidheni, në shiritin e gjendjes shfaqet .

Telefoni juaj mban mend rrjetet Wi-Fi® me të cilët lidheni. Herën tjetër që do të hyni në rrezen

e një rrjeti Wi-Fi® me të cilin jeni lidhur më parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht me të.

Në disa vendndodhje, rrjetet e hapura Wi-Fi® ju kërkojnë të hyni në një faqe uebi, para se të

mund të qaseni në rrjet. Kontaktoni administratorin e rrjetit përkatës Wi-Fi®, për më shumë

informacion.

Për t'u lidhur me një rrjet tjetër Wi-Fi®

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Wi-Fi. Shfaqen rrjetet e zbuluara Wi-

Fi®.

3

Trokitni lehtë mbi një rrjet tjetër Wi-Fi® për t'u lidhur me të.

Për të skanuar me dorë për rrjete Wi-Fi®

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Wi-Fi.

3

Trokitni lehtë mbi Skano. Telefoni skanon për rrjete Wi-Fi® dhe shfaq rrjetet e

disponueshme në një listë.

4

Trokitni lehtë mbi një rrjet Wi-Fi® nga lista, për t'u lidhur me të.

90

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shtuar me dorë një rrjet Wi-Fi®

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Wi-Fi.

3

Trokitni lehtë mbi Shto rrjetin.

4

Futni SSID-i i rrjetit për rrjetin.

5

Trokitni lehtë mbi fushën Siguria për të përzgjedhur një lloj sigurie.

6

Nëse ju kërkohet, futni një fjalëkalim.

7

Trokitni lehtë mbi Ruaj.

Kontaktoni me administratorin e rrjetit tuaj Wi-Fi®, për të marrë emrin e SSID-it të rrjetit dhe

fjalëkalimin.

Cilësimet e përparuara të Wi-Fi®

Para se të shtoni me dorë një rrjet Wi-FI®, duhet të aktivizoni cilësimin Wi-Fi® në

telefonin tuaj.

Gjendja e rrjeteve Wi-Fi®

Kur jeni lidhur me një rrjet Wi-Fi® ose kur pranë jush ka rrjete Wi-Fi® të

disponueshëm, mund të shihni gjendjen e këtyre rrjeteve Wi-Fi®. Gjithashtu mund t'a

lejoni telefonin që t'ju njoftojë sa herë që zbulohet një rrjet Wi-Fi® i hapur.

Për të aktivizuar njoftimet e rrjetit Wi-Fi®

1

Aktivizoni Wi-Fi®, nëse nuk është tashmë i aktivizuar.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Wi-Fi.

4

Shtypni .

5

Trokitni lehtë mbi Të përparuara.

6

Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Njoftimi i rrjetit.

Për të parë informacionin e hollësishëm rreth një rrjeti Wi-Fi® të lidhur

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Wi-Fi.

3

Trokitni lehtë mbi rrjetin Wi-Fi® me të cilin jeni lidhur aktualisht. Shfaqet

informacioni i hollësishëm për rrjetin.

Politika e pushimit të Wi-Fi®

Duke shtuar politikën e pushimit të Wi-Fi®, mund të specifikoni kur të kaloni nga Wi-Fi

në të dhënat celulare.

Nëse nuk jeni lidhur me një rrjet Wi-Fi®, telefoni përdor lidhjen për të dhënat celulare për

hyrjen në Internet (nëse keni konfiguruar dhe aktivizuar një lidhje për të dhënat celulare në

telefonin tuaj).

Për të shtuar një politikë pushimi të Wi-Fi®

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Wi-Fi.

3

Shtypni .

4

Trokitni lehtë mbi E avancuar.

5

Trokitni lehtë mbi Mbaj Wi-Fi aktiv gjatë fjetjes.

6

Përzgjidhni një opsion.

Bashkëndarja e lidhjes së të dhënave celulare të telefonit tuaj

Mund të bashkëndani lidhjen e të dhënave celulare të telefonit tuaj me një kompjuter

të vetëm duke përdorur një kabllo USB. Ky proces quhet bashkëndarja e internetit me

USB. Gjithashtu mund të bashkëndani lidhjen e të dhënave të telefonit tuaj me deri në

tetë pajisje njëkohësisht, duke e kthyer telefonin tuaj në një zonë interneti me valë

portative Wi-Fi®.
Kur telefoni juaj është duke bashkëndarë lidhjen e të dhënave të tij, ikonat e

mëposhtme mund të shfaqen në shiritin e gjendjes ose në panelin e njoftimit:

91

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Bashkëndarja e internetit me USB është aktive

Zona e internetit me valë portative Wi-Fi® është aktive

Për të bashkëndarë lidhjen tuaj të të dhënave duke përdorur një kabllo USB

1

Çaktivizoni të gjitha lidhjet me kabllo USB në pajisjen tuaj.

2

Lidhni pajisjen tuaj me një kompjuter duke përdorur kabllon USB që erdhi me

pajisjen.

3

Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

4

Trokitni lehtë mbi Të tjera... > Ndërlidhja dhe pika aktive portative.

5

Shenjoni kutinë e zgjedhjes Ndërlidhja me USB. shfaqet në shiritin e gjendjes

pasi të jeni lidhur.

6

Për të ndaluar bashkëndarjen e lidhjes së të dhënave, çshenjoni kutinë e

zgjedhjes Ndërlidhja me USB ose shkëputni kabllon USB.

Nuk mund të bashkëndani njëkohësisht lidhjen e të dhënave të pajisjes tuaj dhe një kartë SD

përmes një kablloje USB.

Për të përdorur pajisjen tuaj si një zonë interneti me valë Wi-Fi®

1

Nga Ekrani bazë, takoni .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera... > Ndërlidhja dhe pika aktive portative.

3

Takoni Cilësim. e pikës aktive portative Wi-Fi > Konfiguro pikën aktive Wi-Fi.

4

Futni SSID-i i rrjetit për rrjetin. Takoni fushën Siguria për të përzgjedhur një lloj

sigurie.

5

Nëse ju kërkohet, futni një fjalëkalim.

6

Takoni Ruaj.

7

Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Pikë aktive Wi-Fi e lëvizshme. Pajisja juaj nis

transmetimin e emrit të rrjetit të tij Wi-Fi (SSID). Deri në tetë kompjutera ose

pajisje të tjera mund të lidhen tani me këtë rrjet.

8

Hiqni shenjën nga kutia e shënimit Pikë aktive Wi-Fi e lëvizshme kur dëshironi

që të ndaloni ndarjen e lidhjes tuaj të të dhënave përmes Wi-Fi®.

Për të riemërtuar ose siguruar pikën tuaj aktive të lëvizshme

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Të tjera... > Ndërlidhja dhe pika aktive

portative

.

3

Trokitni lehtë mbi Konfiguro pikën aktive Wi-Fi.

4

Futni SSID-i i rrjetit për rrjetin.

5

Për të përzgjedhur një lloj sigurie, trokitni lehtë mbi fushën Siguria.

6

Nëse ju kërkohet, futni një fjalëkalim.

7

Trokitni lehtë mbi Ruaj.