Sony Xperia E - Për ta lidhur telefonin me një kompjuter

background image

Për ta lidhur telefonin me një kompjuter

Lidhni telefonin tuaj me një kompjuter dhe filloni të transferoni fotografi, muzikë dhe

lloje të tjerë skedarësh. Mënyra më e thjeshtë për t'u lidhur është përdorimi i një kabllo

USB ose teknologjisë me valë Bluetooth.
Kur lidhni telefonin tuaj me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB cable, ju

kërkohet të instaloni aplikacionin PC Companion në kompjuterin tuaj. PC Companion

ju ndihmon të përdorni aplikacionet shtesë të kompjuterit për të transferuar dhe

94

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

organizuar skedarë mediash, për të azhornuar telefonin tuaj, për të sinkronizuar

përmbajtjen e telefonit dhe më shumë.

Mund të mos jeni në gjendje që të transferoni disa materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit

ndërmjet telefonit dhe kompjuterit tuaj.

Transferimi dhe trajtimi i përmbajtjes duke përdorur një kabllo USB

Përdorni një lidhje me kabllo USB ndërmjet një kompjuteri dhe telefonit tuaj, për

transferim dhe administrim të thjeshtë të skedarëve tuaj. Pasi të dy pajisjet të jenë

lidhur, mund të zvarrisni dhe të lëshoni përmbajtje midis tyre, duke përdorur

eksploruesin e skedarëve të kompjuterit. Nëse jeni duke transferuar muzikë, video,

fotografi ose skedarë të tjerë të mediave në telefonin tuaj, është më mirë të përdorni

aplikacionin Media Go™ në kompjuterin tuaj. Media Go™ konverton skedarët e

mediave, në mënyrë që të mund t'i përdorni në telefon.

Për të transferuar përmbajtje ndërmjet një telefoni dhe kompjuteri duke përdorur

një kabllo USB

1

Duke përdorur një kabllo USB, lidheni telefonin tuaj me një kompjuter Hapësira

ruajtëse e brendshme u lidh

shfaqet në shiritin e gjendjes.

2

Kompjuter

: Hapni Microsoft® Windows® Explorer nga desktop dhe prisni

derisa karta e kujtesës e telefonit tuaj të shfaqet si një disk i jashtëm në

Microsoft® Windows® Explorer.

3

Kompjuter

: Tërhiqini dhe lëshojini skedarët e dëshiruar ndërmjet telefonit dhe

kompjuterit.

Transferimi i skedarëve duke përdorur mënyrën e transferimit të
mediave nëpërmjet Wi-Fi

®

Mund të transferoni skedarë midis telefonit dhe pajisjeve të tjera të përputhshme MTP

(Protokolli i Transferimit të Mediave), të tilla si kompjuteri, duke përdorur një lidhje Wi-
Fi

®

. Para se të lidheni duhet të çiftoni të dyja pajisjet. Nëse jeni duke transferuar

muzikë, video, figura ose skedarë të tjerë të mediave midis telefonit dhe një

kompjuteri, është më mirë që në kompjuter të përdorni aplikacionin Media Go™.

Media Go™ konverton skedarët e mediave, që të mund t'i përdorni në telefon.

Që të përdorni këtë tipar, ju nevojitet një pajisje që mund të përdorë Wi-Fi

®

, e cila mbështet

transferimin e mediave, p.sh. një kompjuter që ekzekuton Microsoft

®

Windows Vista

®

ose

Windows

®

7.

Për të çiftuar pa tel telefonin me një kompjuter duke përdorur mënyrën e

transferimit të mediave

1

Sigurohuni që mënyra e transferimit të mediave është aktivizuar në telefon. Kjo

mënyrë normalisht aktivizohet në mënyrë të paracaktuar.

2

Lidheni telefonin me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.

3

Kompjuteri

: Sapo në ekran të shfaqet emri i telefonit, klikoni

Konfigurimi i rrjetit

dhe ndiqni udhëzimet për çiftimin e kompjuterit.

4

Kur të mbaroni çiftimin, shkëputeni kabllon USB nga të dyja pajisjet.

Udhëzimet e mësipërme funksionojnë vetëm nëse në kompjuter është instaluar Windows

®

7

dhe nëse kompjuteri është lidhur me një pikë hyrjeje Wi-Fi

®

nëpërmjet një kablloje rrjeti.

Për të lidhur pa tel pajisjet e çiftuara në mënyrën e transferimit të mediave

1

Sigurohuni që mënyra e transferimit të mediave është aktivizuar në telefon. Kjo

mënyrë normalisht aktivizohet në mënyrë të paracaktuar.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Xperia™ > Lidhshmëria.

4

Trokitni lehtë mbi pajisjen e çiftuar me të cilën doni të lidheni nën Pajisjet e

besuara

.

5

Trokitni lehtë mbi Lidh.

Sigurohuni që funksioni Wi-Fi

®

i telefonit është aktivizuar.

95

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shkëputur një pajisje të çiftuar pa tel në mënyrën e transferimit të mediave

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Xperia™ > Lidhshmëria.

3

Trokitni lehtë mbi pajisjen e çiftuar nga e cila dëshironi të shkëputeni nën

Pajisjet e besuara

.

4

Trokitni lehtë mbi Shkëputu.

Për të hequr çiftimin me një pajisje tjetër

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Xperia™ > Lidhshmëria.

3

Trokitni lehtë mbi pajisjen e çiftuar që dëshironi të hiqni.

4

Trokitni lehtë mbi Harro.

PC Companion

PC Companion është një aplikacion kompjuteri që u lejon përdorimin e tipareve dhe

shërbimeve shtesë që ju ndihmojnë të transferoni muzikë, video dhe fotografi në dhe

nga telefoni tuaj. Gjithashtu mund të përdorni PC Companion për të përditësuar

telefonin tuaj dhe për të marë programin kompjuterik më të fundit të disponueshëm.

Skedarët e instalimit për PC Companion ruhen në telefonin tuaj dhe instalimi fillon nga

telefoni kur e lidhni atë me një kompjuter përmes kabllos USB.
Ju nevojitet një kompjuter që përdor një nga operative të mëposhtëm për të përdorur

aplikacionin PC Companion:

Microsoft® Windows® 7

Microsoft® Windows Vista®

Microsoft® Windows® XP (Paketa e shërbimit 3 ose më e mëvonshme)

Për të nisur PC Companion

1

Sigurohuni që PC Companion është instaluar në kompjuter.

2

Hapni aplikacionin PC Companion në kompjuter, pastaj klikoni Nis, për të hapur

njërin prej tipareve që doni të përdorni.

Media Go™

Aplikacioni i kompjuterit Media Go™ ju ndihmon të transferoni dhe të menaxhoni

përmbajtjen e mediave në telefonin dhe kompjuterin tuaj. Mund të instaloni dhe të

qaseni në Media Go™ nga brenda aplikacionit PC Companion.
Për të përdorur aplikacionin Media Go™, ju nevojitet një nga këto sisteme operative:

Microsoft® Windows® 7

Microsoft® Windows Vista®

Microsoft® Windows® XP, Service Pack 3 ose e mëvonshme

Për të transferuar përmbajtje duke përdorur aplikacionin Media Go™

1

Lidheni telefonin me një kompjuter duke përdorur një kabllo USB të mbështetur.

2

Telefoni

: Në shiritin e gjendjes shfaqet Hapësira ruajtëse e brendshme u lidh.

3

Kompjuteri

: Në fillim hapni aplikacionin PC Companion në kompjuter. Në

PC Companion, klikoni

Media Go për të nisur aplikacionin Media Go™. Në disa

raste, mund të duhet të prisni që Media Go™ të instalohet.

4

Zvarrisni dhe lëshoni skedarët ndërmjet kompjuterit dhe telefonit duke përdorur

Media Go™.