
Teknologjia Bluetooth™ pa tela
Përdorni funksionin Bluetooth™ për të dërguar skedarë tek pajisjet e tjera të
pajtueshme me Bluetooth™ ose për t'u lidhur me pajisjet pa duar. Ndizeni funksionin
Bluetooth™ në telefon dhe krijoni lidhje pa tela me pajisje të tjera Bluetooth™ të
pajtueshme, të tilla si kompjuterë, pajisje pa duar dhe telefona. Lidhjet Bluetooth™
punojnë më mirë brenda një sferë 10 metra (33 këmbë), pa sende të ngurtë ndërmjet
tyre. Në disa raste, do t'ju duhet që të çiftoni me dorë telefonin me pajisjet e tjera
Bluetooth™. Mbani mend të cilësoni telefonin tuaj në të "zbulueshëm", nëse dëshironi
që pajisjet e tjera Bluetooth™ t'a zbulojnë atë.
Ndërveprueshmëria dhe pajtueshmëria mes pajisjeve Bluetooth™ mund të ndryshojë.
92
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të aktivizuar funksionin Bluetooth™ dhe ta bëni telefonin tuaj të dukshëm
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet.
3
Trokitni lehtë mbi 〇 përbri Bluetooth që 〇 të ndryshohet në |. Në shiritin e
gjendjes shfaqet .
4
Trokitni lehtë mbi Bluetooth.
5
Trokitni lehtë mbi I padukshëm për pajisjet e tjera Bluetooth.
Për të rregulluar kohën e dukshmërisë së telefonit ndaj pajisjeve të tjera
Bluetooth™
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Bluetooth.
3
Shtypni dhe përzgjidhni Mbarimi i afatit të dukshmër..
4
Përzgjidhni një opsion.
Emërtimi i telefonit tuaj
Mund t'i jepni telefonit tuaj një emër. Ky emër u tregohet pajisjeve të tjera pasi të keni
ndezur funksionin Bluetooth™ dhe telefoni tuaj është vendosur në të dukshëm.
Për të emërtuar telefonin
1
Sigurohuni që funksioni Bluetooth™ është aktivizuar.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Bluetooth.
4
Shtypni dhe përzgjidhni Riemërto telefonin.
5
Futni një emër për telefonin.
6
Trokitni lehtë mbi Riemërto.
Çiftimi me një pajisje tjetër Bluetooth™
Kur e çiftoni telefonin tuaj me një pajisje tjetër, ju për shembull mund ta lidhni telefonin
tuaj me një pajisje pa duar Bluetooth™ ose me një set pajisjesh për makinë
Bluetooth™ dhe t'i përdorni këto pajisje për të bërë dhe për të marrë telefonata.
Pasi ta çiftoni telefonin tuaj me një pajisje Bluetooth™, telefoni do ta mbajë mend këtë
çiftim. Kur e çiftoni telefonin me një pajisje Bluetooth™, mund të duhet të futni një
kodkalim. Telefoni juaj do të provojë automatikisht kodkalimin e përgjithshëm 0000.
Nëse ai nuk funksionon, shikoni dokumentacionin e pajisjes suaj Bluetooth™ për
kodkalimin e pajisjes. Kur të lidheni herën tjetër me një pajisje Bluetooth™ të çiftuar,
nuk do të nevojitet ta rifutni kodkalimin.
Disa pajisje Bluetooth™, për shembull, shumica e kufjeve Bluetooth™, kërkojnë që
edhe t'i çiftoni me telefonin, edhe të lidheni me to.
Telefonin mund ta çiftoni me disa pajisje Bluetooth™, por ju mund lidheni vetëm me
një profil Bluetooth™ në të njëjtën kohë.
Për të çiftuar telefonin me një pajisje tjetër Bluetooth™
1
Sigurohuni që pajisja me të cilën doni ta çiftoni telefonin tuaj e ka të aktivizuar
funksionin Bluetooth™ dhe është e dukshme për pajisjet e tjera Bluetooth™.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Bluetooth. Të gjitha pajisjet e
disponueshme Bluetooth™ shfaqen në një listë.
4
Trokitni lehtë mbi pajisjen Bluetooth™ me të cilën doni ta çiftoni telefonin tuaj.
5
Futni një kodkalim, nëse kërkohet. Telefoni dhe pajisja Bluetooth™ tani janë
çiftuar.
Për të lidhur telefonin tuaj me një pajisje tjetër Bluetooth™
1
Nëse jeni duke u lidhur me një pajisje Bluetooth që ju kërkon fillimisht të çiftoni
telefonin para lidhjes, ndiqni hapat përkatës për çiftimin e telefonit me atë
pajisje.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Bluetooth.
4
Trokitni lehtë mbi pajisjen Bluetooth™ me të cilën dëshironi të lidhni telefonin.
93
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të anuluar çiftimin e një pajisjeje Bluetooth™
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Bluetooth.
3
Nën Pajisjet e çiftuara, trokitni lehtë mbi përbri emrit të pajisjes, çiftimin e së
cilës doni të anuloni.
4
Trokitni lehtë mbi Ndahu.
Dërgimi dhe marrja e objekteve duke përdorur teknologjinë
Bluetooth™
Ndani objektet me pajisjet e tjera të pajtueshme Bluetooth™, të tilla si telefonë ose
kompjuterë. Mund të dërgoni dhe merrni disa lloje objektesh duke përdorur funksionin
Bluetooth™, të tillë si:
•
Foto dhe video
•
Muzikën dhe skedarë të tjerë audio
•
Kontaktet
•
Faqet në Internet
Për të dërguar objekte duke përdorur Bluetooth™
1
Pajisja marrëse:
Sigurohuni se funksioni Bluetooth™ është aktivizuar dhe se
pajisja është e dukshme për pajisjet e tjera Bluetooth™.
2
Pajisja e dërgimit:
Hapni aplikacionin që përmban objektin që dëshironi të
dërgoni dhe kaloni tek objekti.
3
Në varësi të aplikacionit dhe objektit që doni të dërgoni, mund t'ju duhet, për
shembull, ta prekni dhe mbani objektin, ta hapni objektin ose të shtypni .
Mund të ekzistojnë dhe mënyra të tjera për dërgimin e një objekti.
4
Përzgjidhni Bashkëndaj ose Dërgo.
5
Përzgjidhni Bluetooth.
6
Aktivizoni Bluetooth™, nëse ju kërkohet ta bëni këtë.
7
Takoni emrin e pajisjes marrëse.
8
Pajisja marrëse:
Nëse ju kërkohet, pranoni lidhjen.
9
Pajisja e dërgimit:
Nëse ju kërkohet, konfirmoni transferimin në pajisjen
marrëse.
10
Pajisja marrëse:
Pranoni objektin që hyn.
Për të marrë objektet duke përdorur Bluetooth™
1
Sigurohuni se funksioni Bluetooth™ është i ndezur dhe i dukshëm për pajisjet e
tjera Bluetooth™.
2
Pajisja e dërgimit tani fillon të dërgojë të dhëna në telefonin tuaj.
3
Nëse kërkohet, futni të njëjtin kodkalimi në të dy pajisjet ose konfirmoni
kodkalimin e sugjeruar.
4
Kur njoftoheni për një skedar të ardhur në telefonin tuaj, tërhiqni shiritin e
gjendjes për poshtë dhe takoni njoftimin për të pranuar transferimin e skedarit.
5
Takoni Prano për të filluar transferimin e skedarit.
6
Për të parë përparimin e transferimit, tërhiqni shiritin e gjendjes për poshtë.
7
Për të hapur një objekt, tërhiqni shiritin e gjendjes për poshtë dhe takoni
njofitmin përkatës.
Për të parë skedarët që keni marrë me anën e Bluetooth™
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Bluetooth.
3
Shtypni dhe përzgjidhni Afisho skedarët e marrë.