Sony Xperia E - Përditësimi i telefonit

background image

Përditësimi i telefonit

Përditësoni telefonin në versionin më të ri të softuerit, për një funksionim optimal dhe

për përmirësimet më të fundit.
Mund të përdorni aplikacionin Qendra e përditësimit në telefon, për të ekzekutuar një

përditësim pa tel ose mund të përdorni aplikacionin PC Companion në kompjuter, për

të ekzekutuar një përditësim me anë të një lidhjeje me kabllon USB. Nëse përditësoni
pa tel, atëherë mund të përdorni lidhjen me një rrjet celular ose me një rrjet Wi-Fi

®

.

Vetëm kini parasysh që t'u bëni kopje rezervë dhe t'i ruani të gjitha të dhënat e

arkivuara në telefon, para përditësimit.

Kur ekzekutoni një përditësim me aplikacionin Qendra e përditësimit, vendoset një lidhje të

dhënash dhe mund të keni faturime përkatëse. Gjithashtu, disponueshmëria e përditësimeve

në një rrjet celular varet nga operatori juaj. Për më tepër informacion, kontaktoni me operatorin

e rrjetit tuaj.

Përditësimi i telefonit tuaj me valë

Përdorni aplikacionin e qendrës së përditësimit për të përditësuar telefonin tuaj me

valë. Mund të shkarkoni përditësimet e programit kompjuterik me dorë ose mund të

lejoni shërbimin e përditësimit që të përditësojë telefonin tuaj automatikisht kurdoherë

që shkarkimet bëhen të disponueshëm. Kur aktivizohet tipari i përditësimit automatik,

shfaqet një njoftim në shiritin e gjendjes sa herë që një përditësim bëhet i

disponueshëm.

Për të shkarkuar me dorë përditësimet e softuerit nga qendra e përditësimit

1

Nga ekrani kryesor, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Qendra e përditësimit.

3

Përzgjidhni përditësimin e dëshiruar të aplikacionit ose sistemit dhe trokitni lehtë

mbi Shkarko ose trokitni lehtë mbi Përd. gjth., për të shkarkuar të gjitha

përditësimet e aplikacionit.

Përditësimet e aplikacionit fillojnë automatikisht pas shkarkimit. Me përditësimet e sistemit,

prisni të riniset telefoni, pastaj instaloni me dorë përditësimin. Gjithashtu, mund të shkaktoni

faturime për lidhjen e të dhënave, kur shkarkoni përditësime nëpërmjet rrjeteve celulare ose

3G.

Për të aktivizuar përditësimet automatike të softuerit nga qendra e përditësimit

1

Nga ekrani kryesor, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Qendra e përditësimit.

3

Shtypni , pastaj trokitni lehtë mbi Cilësimet.

4

Trokitni lehtë mbi Lejo përditësimet automatike dhe përzgjidhni nëse
përditësimet do të shkarkohen nëpërmjet rrjeteve 3G dhe Wi-Fi

®

, apo vetëm

nëpërmjet rrjeteve Wi-Fi

®

. Përditësimet tani shkarkohen automatikisht sapo të

jenë të disponueshme.

Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave, kur shkarkoni përditësime nëpërmjet

rrjeteve celulare ose 3G.

Për të instaluar përditësimet e sistemit

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Qendra e përditësimit.

3

Përzgjidhni një përditësim të sistemit që dëshironi të instaloni, pastaj takoni

Instalo

.

Përditësimi i telefonit duke përdorur një lidhje me kabllo USB

Disa përditësime nuk janë të disponueshme për shkarkimin me valë. Në shiritin e

gjendjes afishohen njoftimet, për t'ju informuar për këto përditësime. Për të shkarkuar

107

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

dhe përdor përditësimet, keni nevojë për një kabllo USB dhe një kompjuter që përdor

aplikacionin PC Companion. Mund të instaloni PC Companion në kompjuter duke

përdorur skedarët e ruajtur në telefonin tuaj ose mund të shkarkoni aplikacionin

drejtpërdrejt nga

PC Companion.

Për të shkarkuar aplikacionin PC Companion nga telefoni juaj

1

Lidheni telefonin me një kompjuter duke përdorur një kabllo USB.

2

Kur t'ju kërkohet, ndiqni udhëzimet në telefon për të filluar instalimin e PC

Companion në kompjuter.

PC Companion gjithashtu mund të shkarkohet nga

PC Companion

.

Për të shkarkuar përditësimet e programit kompjuterik duke përdorur një lidhje me

kabllo USB

1

Instaloni aplikacionin PC Companion në kompjuterik që jeni duke përdorur,

nëse nuk është instaluar tashmë.

2

Lidheni telefonin me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.

3

Kompjuter

: Hapni aplikacionin PC Companion. Pas disa momentesh, PC

Companion zbulon telefonin tuaj dhe kërkon për program të ri kompjuterik për

telefonin.

4

Telefon

: Kur të afishohen njoftimet në shiritin e gjendjes, ndiqni udhëzimet në

ekran dhe kryeni përditësimet përkatëse të programit kompjuterik.

Për të përditësuar telefonin duke përdorur një kompjuter Apple® Mac®

1

Instaloni aplikacionin Bridge for Mac në kompjuterin Apple

®

Mac

®

që përdorni,

nëse nuk është i instaluar.

2

Lidheni telefonin me kompjuterin Apple

®

Mac

®

duke përdorur kabllon USB.

3

Kompjuter

: Hapni aplikacionin Bridge for Mac. Pas pak çastesh, Bridge for Mac

dallon telefonin tuaj dhe kërkon për softuerë të rinj të telefonit.

4

Kompjuter

: Nëse dallohet një përditësim i ri i softuerit të telefonit, shfaqet një

dritare pop-up. Ndiqni udhëzimet në ekran, për të kryer përditësimet përkatëse

të softuerit.

Aplikacioni Bridge for Mac mund të shkarkohet nga

Bridge for mac

.