Sony Xperia E - Bateria

background image

Bateria

Ngarkimi i baterisë

Bateria e telefonit është pjesërisht e ngarkuar kur e blini telefonin. Mund të kalojnë pak

minuta para se të shfaqet në ekran ikona e baterisë , kur e lidhni kabllon e

ngarkuesit të telefonit me një burim energjie siç është një portë USB ose një ngarkues

telefoni. Ende mund t'a përdorni telefonin tuaj ndërsa është duke u ngarkuar. Ngarkimi

i telefonit për një kohë të gjatë, për shembull gjithë natën, nuk e dëmton baterinë apo

telefonin.

Bateria fillon të shkarkohet pak pasi ngarkohet plotësisht dhe pastaj ngarkohet përsëri pas një

kohe të caktuar, kur lidhet ngarkuesi i telefonit. Kjo është për të zgjatur jetën e baterisë dhe

mund të bëjë që gjendja e ngarkimit të tregojë një nivel nën 100 për qind.

Për të ngarkuar pajisjen tuaj

14

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

1

Futni ngarkuesin në një prizë elektrike.

2

Futni njërin skaj të kabllos USB në ngarkues (ose në portën USB të një

kompjuteri).

3

Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisje, me simbolin USB

të drejtuar lart. Drita LED e gjendjes së baterisë ndriçohet kur fillon ngarkimi.

4

Kur drita LED e gjendjes së baterisë është e gjelbër, pajisja është ngarkuar

plotësisht. Shkëputeni kabllon USB nga pajisja duke e tërhequr drejt jashtë.

Sigurohuni që të mos e përkulni lidhësin kur të hiqni kabllon nga pajisja.

Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta para se të ndirçohet

drita LED pasi të keni lidhur kabllon e ngarkuesit të pajisjes me një burim energjie.

Gjendja LED e baterisë

E gjelbër

Bateria është plotësisht e ngarkuar

E kuqe pulsuese

Niveli i baterisë është i ulët

Portokalle

Bateria është duke u ngarkuar. Niveli është midis "i ulët" dhe "plot"

Për të kontrolluar nivelin e baterisë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Rreth telefonit > Gjendja > Niveli i

baterisë

.

Rritja e rendimentit të baterisë

Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:

Ngarkojeni shpesh pajisjen tuaj. Kjo nuk do të ndikojë jetën e baterisë.

Shkarkimi i të dhënave nga Interneti konsumon energji. Kur nuk jeni duke e përdorur

Internetin, mund të kurseni energji duke çaktivizuar të gjitha lidhjet e të dhënave

përmes rrjetëve celularë. Mund t'a bëni këtë nga Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet

celulare

> Trafiku i të dhënave. Ky cilësim nuk parandalon pajisjen tuaj nga

transmetimi i të dhënave përmes rrjetëve të tjerë me valë.

Çaktivizoni GPS-në, Bluetooth™ dhe Wi-Fi® kur nuk keni nevojë për këto tipare.

Mund t'i aktivizoni dhe çaktivizoni më lehtë duke shtuar miniaplikacionin "Cilësimet e

shpejta" në Ekrani bazë. Nuk ka nevojë të çaktivizoni funksionin 3G.

Cilësoni sinkronizimin e aplikacionëve tuaj (të përdorur për të sinkronizuar postën

elektronike, kalendarin dhe kontaktet tuaj) që të sinkronizohen me dorë. Gjithashtu

mund të sinkronizoni automatikisht, por rrisni intervalet e sinkronizimit.

Kontrolloni menunë e përdorimit të baterisë në pajisje për të parë se cilët aplikacionë

përdorin energjinë më të shumtë. Bateria konsumon më shumë energji kur përdorni

aplikacione të rrjedhjes së videove dhe muzikës, të tilla si YouTube™. Disa

aplikacione të Android Market™ gjithashtu konsumojnë më shumë energji.

Mbyllni dhe dilni nga aplikacionet që nuk po përdorni.

Ulni nivelin e ndriçimit të shfaqjes së ekranit.

Fikni pajisjen tuaj ose përdorni Modalitet Në avion nëse jeni në një zonë pa mbulim

me sinjal. Përndryshe, pajisja do të vazhdojë të kërkojë rrjete për t'i përdorur dhe kjo

konsumon energji.

Për dëgjimin e muzikës, përdorni pajisje pa duar origjinale të Sony. Pajisjet pa duar

kërkojnë më pak energji baterie se sa altoparlantët e pajisjes.

Mbajeni pajisjen tuaj në gatishmëri sa herë të jetë e mundur. Koha e gatishmërisë i

referohet kohës gjatë së cilës pajisja është e lidhur me rrjetin dhe nuk është duke u

përdorur.

Për qasjen në menynë e përdorimit të baterisë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Bateria, për të parë se cilat aplikacione

të instaluara e konsumojnë më shumë fuqinë e baterisë.

15

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shtuar miniaplikacionin e trafikut të të dhënave në ekranin tuaj fillestar

1

Nga Ekrani bazë, shtypni .

2

Takoni Shto > Widget-et > Veglat.

3

Goditni lehtë majtas dhe zgjidhni miniaplikacionin Trafiku i të dhënave. Tani

mund t'a aktivizoni dhe çaktivizoni më lehtë lidhjen e të dhënave.

Për të shtuar miniaplikacionin e cilësimeve të shpejta në ekranin tuaj fillestar

1

Nga Ekrani bazë, shtypni .

2

Takoni Shto > Widget-et > Veglat.

3

Përzgjidhni miniaplikacionin Cilësimet e shpejta.

Zvogëlimi i konsumit të baterisë me Kursyesin e energjisë

Përdorni regjimet e paracilësuara të kursimit të energjisë, për menaxhimin e

aplikacioneve që konsumojnë energji dhe për zvogëlimin e konsumit të baterisë. Me

Kursyesin e energjisë mund të përshtatni edhe cilësimet brenda çdo regjimi të kursimit

të energjisë, me mënyrën me të cilën përdorni telefonin.

Për të aktivizuar një regjim të kursimit të energjisë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Kursimi i energjisë.

3

Trokitni lehtë mbi ikonën pranë regjimit të kursimit të energjisë që dëshironi të

aktivizoni.

Për të çaktivizuar një regjim të kursimit të energjisë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Kursimi i energjisë.

3

Trokitni lehtë mbi ikonën e ndriçuar, pranë regjimit të kursimit të energjisë, për

ta çaktivizuar.

Për të ndryshuar cilësimet për një modalitet të kursimit të energjisë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni Kursimi i energjisë.

3

Për të hapur menunë e cilësimeve, takoni emrin e një modaliteti të kursimit të

energjisë.

4

Rregulloni cilësimet si dëshirohet për të kursyer energji.

5

Takoni .

Për të shfaqur njoftimet kursyesit të energjisë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Kursimi i energjisë.

3

Trokitni lehtë mbi .

4

Shënjoni kutinë e zgjedhjes për Shiriti i gjendjes.