Cilësimet e mesazhimit dhe të Internetit
Për të dërguar mesazhe shkrimore dhe multimediale, dhe për të përdorur Internetin,
duhet të keni një lidhje celulare 2G/3G për të dhënat dhe cilësimet e duhura në
telefon. Ka mënyra të ndryshme si t'i merrni këto cilësime:
•
Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet për mesazhim dhe
Internet vijnë të parainstaluara në telefon. Ashtu mund të filloni të përdorni Internetin
dhe të dërgoni mesazhe menjëherë.
•
Në disa raste, do t'ju jepet opsioni që të shkarkoni cilësimet për mesazhim dhe
Internet kur e ndizni telefonin për herë të parë. Këto cilësime gjithashtu mund t'i
shkarkoni më vonë, nga menyja Cilësimet.
•
Cilësimet për Internet dhe për rrjetin mund t'i shtoni dhe t'i ndryshoni ju vetë në
telefon, në çdo kohë. Lidhuni me operatorin e rrjetit për informacion të hollësishëm
rreth cilësimeve për mesazhim dhe Internet.
Për të shkarkuar cilësimet e mesazhimit dhe të Internetit
1
Nga Ekrani bazë, takoni . .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Xperia™ > Cilësimet e internetit.
Për të parë Emrin aktual të Pikës së Qasjes (APN)
1
Nga Ekrani bazë, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.
3
Takoni Emrat e pikave të hyrjes.
Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i
shenjuar në të djathtë.
33
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për t'i konfiguruar me dorë cilësimet e APN-së
1
Nga Ekrani bazë, takoni .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi Emrat e pikave të hyrjes, pastaj shtypni .
4
Takoni APN e re.
5
Trokitni lehtë mbi Emri dhe futni emrin e profilit të rrjetit që doni të krijoni.
6
Trokitni lehtë mbi APN dhe futni emrin e pikës së hyrjes.
7
Futni të gjithë informacionin tjetër të kërkuar nga operatori i rrjetit tuaj.
8
Shtypni dhe takoni Ruaj .
Kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj, për informacion të hollësishëm rreth cilësimeve të rrjetit
tuaj.
Për të rikonfiguruar cilësimet fillestarë të Internetit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Takoni Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.
3
Takoni Emrat e pikave të hyrjes, pastaj shtypni .
4
Takoni Vendos në default.