Sony Xperia E - Hyrja te dhe përdorimi i aplikacionëve

background image

Hyrja te dhe përdorimi i aplikacionëve

Hapni aplikacionët nga shkurtoret në Ekrani bazë tuaj ose nga ekrani i aplikacionit.

Ekrani i aplikacionit

Ekrani i aplikacionit, të cilin e hapni nga Ekrani bazë juaj, përmban aplikacionët që

vijnë të instaluar me telefonin tuaj, si dhe aplikacionet që shkarkoni.
Ekrani i aplikacionit shtrihet përtej gjërësisë së rregullt të ekranit, kështu që duhet të

lëvizni majtas dhe djathtas për të parë të gjithë përmbajtjen.

Për të hapur ekranin e aplikacionit

Nga Ekrani bazë juaj, takoni .

Për të shfletuar ekranin e aplikacionit

Hapni ekranin e aplikacionit, pastaj lëvizni djathtas ose majtas.

Për të krijuar një shkurtore për një aplikacion në ekranin kryesor

1

Nga Ekrani bazë juaj, takoni .

2

Prekni dhe mbani një aplikacion derisa ai të shfaqet në Ekrani bazëtuaj, pastaj

tërhiqeni atë në vendin e dëshiruar.

Për të përndarë një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Prekni dhe mbani një aplikacion derisa ai të shfaqet tek Ekrani bazë, pastaj

zvarritni objektin në

.

3

Përzgjidhni një opsion dhe konfirmojeni, nëse është e nevojshme. Tani mund

t'ia përndani shokëve tuaj aplikacionet që dëshironi, që ata të mund t'i

shkarkojnë dhe t'i përdorin.

21

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Hapja dhe mbyllja e aplikacionëve

Për të hapur një aplikacion

Nga Ekrani bazë juaj ose ekrani i aplikacionit, takoni aplikacionin.

Për të mbyllur një aplikacion

Shtypni .

Disa aplikacionë pezullohen kur shtypni për të dalë, ndërsa aplikacionë të tjerë mund të

vazhdojnë të funksionojnë në sfond. Në rastin e parë, herën tjetër që hapni aplikacionin, mund

të vazhdoni aty ku e latë. Mbani mend se disa aplikacione mund të shkaktojnë tarifa të të

dhënave të lidhjes kur funksionojnë në sfond, për shembull shërbimet e rrjeteve shoqërore.

Dritarja e aplikacioneve të përdorura së fundmi

Nga kjo dritare mund të shihni dhe të hyni në aplikacionet e përdorura së fundmi.

Për të hapur dritaren e aplikacionëve të përdorur së fundmi

Shtypni dhe mbani shtypur .

Menyja e aplikacionit

Kur përdorni një aplikacion, mund të hapni një meny në çdo kohë duke shtypur tastin

në telefon. Menyja do të marrë pamje të ndryshme, varësisht aplikacionit që po

përdorni.

Për të hapur një meny në një aplikacion

Kur po përdorni aplikacionin, shtypni .

Jo të gjitha aplikacionet kanë meny.

Riorganizimi i ekranit të aplikacionit tuaj

Lëvizni aplikacionët rreth e rrotull në ekranin aplikacioni sipas preferencave tuaja.

Për të renditur aplikacionet në ekranin e aplikacioneve

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , për të shkuar në ekranin e aplikacioneve.

2

Trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni një opsion.

Për të lëvizur një aplikacion në ekranin e aplikacionit

1

Hapni ekranin e aplikacionit, pastaj takoni .

2

Prekni dhe mbani një objekt derisa ai të zmadhohet dhe telefoni vibron, pastaj

tërhiqeni objektin te vendi i ri.

3

Takoni për të dalë nga modaliteti i modifikimit.

Mund të lëvizni aplikacionët tuaj vetëm kur është përzgjedhur.

Për të çinstaluar një aplikacion nga ekrani i aplikacioneve

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi . Të gjitha aplikacionet që mund të çinstalohen shenjohen

me ikonën e .

3

Trokitni lehtë mbi aplikacionin që dëshironi të çinstaloni, pastaj trokitni lehtë mbi

OK

.

22

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.