Sony Xperia E - Kujtesa

background image

Kujtesa

Mund ta ruani përmbajtjen në një kartë kujtese, në hapësirën ruajtëse të brendshme të

telefonit dhe në kujtesën e telefonit. Muzika, videoklipet dhe fotot ruhen në hapësirën

ruajtëse të brendshme ose në kartën e kujtesës ndërsa aplikacionet, kontaktet dhe

mesazhet ruhen në kujtesën e telefonit.

Disa aplikacione mund t'i zhvendosni nga kujtesa e telefonit në hapësirën ruajtëse të

brendshme.

Për të zhvendosur një aplikacion në ruajtjen e brendshme të telefonit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni Cilësimet > Aplikacionet.

3

Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të zhvendosni në ruajtjen e brendshme.

4

Takoni Zhvendose në hapësirën ruajtëse të brendshme.

Nuk është e mundshme të zhvendosen disa aplikacione nga kujtesa e telefonit në ruajtjen e

brendshme.

Karta e kujtesës

Mund të duhet të blini veçmas një kartë të kujtesës.

Telefoni juaj lejon përdorimin e një karte të kujtesës microSD™, e cila përdoret për

materialet e mediave. Kjo lloj karte mund të përdoret edhe si një kartë e kujtesës së

lëvizshme me pajisjet e tjera të përputhshme.

Formatimi i kartës së kujtesës

Mund të formatoni kartën e kujtesës në telefonin tuaj, për shembull për të hapur vend

në kujtesë. Kjo do të thotë se fshini të gjitha të dhënat në kartë.

E gjitha përmbajtja në kartën e kujtesës fshihet kur e formatoni atë. Sigurohuni se bëtë

arkivimin e çdo gjëje që dëshironi të ruani, përpara formatimit të kartës së kujtesës. Për të

arkivuar përmbajtjen tuaj, mund t'a kopjoni atë në kompjuterin tuaj. Për më shumë

informacion, referojuni kapitullit

Për ta lidhur telefonin me një kompjuter

në faqen 94.

Për të formatuar kartën e kujtesës

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Arkivi > Çmonto kartën SD.

3

Pasi të keni hequr kartën e kujtesës, trokitni lehtë mbi Fshi kartën SD.

32

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.