
Përdorimi i ekranit me prekje
Kur e blini telefonin tuaj, në ekranin e tij është ngjitur një fletë plastike mbrojtëse.
Duhet t'a hiqni këtë fletë përpara sesa të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe,
ekrani me prekje mund të mos funksionojë siç duhet.
Kur telefoni juaj është ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar
kohë, ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo
kyçje parandalon veprimet e padëshiruar në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e
përdorur atë. Gjithashtu mund të cilësoni kyça personalë për të mbrojtur abonimin tuaj
dhe për t'u siguruar se vetëm ju mund të përdorni përmbajtjen e telefonit tuaj.
Ekrani i telefonit tuaj është prodhuar prej xhami. Mos e prekni ekranin nëse xhami është krisur
ose thyer. Shmangni përpjekjet për të riparuar vetë një ekran të dëmtuar. Ekranet prej xhami
janë të ndjeshëm ndaj rrëzimeve dhe tronditjeve mekanike. Rastet e kujdesit neglizhent nuk
mbulohen nga shërbimi i garancisë së Sony.
16
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të hapur ose përshenjuar një objekt
•
Trokitni lehtë mbi objektin.
Shënimi i opsioneve
Kutia e shënimit e shënuar
Kutia e shënimit e çshënuar
Opsioni i renditur i shënuar
Opsioni i renditur i çshënuar
Për të shënuar ose çshënuar opsionet
•
Takoni kutinë e shënimit ose opsionin e renditur përkatës.
Zmadhimi
Opsionet e zmadhimit të disponueshëm varen nga aplikacioni që jeni duke përdorur.
Për të bërë zoom
•
Kur disponohen, trokitni lehtë mbi
ose
, për të zmadhuar ose zvogëluar.
Mund të duhet ta tërhiqni ekranin (në cilindo drejtim), që të afishohen ikonat e zoom-it.
Për të bërë zmadhuar me dy gishta
•
Vendosni njëkohësisht të dy gishtat në ekran dhe bashkojini bashkë (për të
zvogëluar pamjen) ose hapini (për të zmadhuar pamjen).
Përdorni funksionin e zmadhimit kur shihni foto dhe harta ose kur shfletoni Internetin.
Lundrimi
Lundroni duke lëvizur gishtin lart ose poshtë në ekran. Në disa faqe në Internet
gjithashtu mund të lundroni anash.
Tërheqja ose goditja lehtë nuk do të aktivizojë ndonjë gjë në ekran.
17
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të lundruar
•
Tërhiqni ose goditni lehtë me gisht në drejtimin që dëshironi të lundroni në
ekran.
Për të lundruar më shpejt, goditni lehtë me gisht në drejtimin që dëshironi të shkoni në ekran.
Për të lëvizur
•
Për kaluar më shpejt, lëvizni gishtin në drejtimin që dëshironi të shkoni në
ekran. Mund të prisni derisa të ndalojë lëvizja vetë ose mund t'a ndaloni atë
menjëherë duke takuar ekranin.
Sensorët
Pajisja juaj ka sensorë që zbulojnë afërsinë. Sensori i afërsisë fik ekranin me prekje
gjatë telefonatave kur veshi juaj është pranë ekranit. Kjo parandalon aktivizoni
padashur të funksioenve të tjera në pajisjen tuaj kur jeni në një telefonatë.