Sony Xperia E - Shtypja e tekstit

background image

Shtypja e tekstit

Tastiera në ekran

Trokitni lehtë mbi tastet e tastierës QWERTY në ekran, për të futur me lehtësi tekstin.

Disa aplikacione e hapin automatikisht tastierën në ekran. Mund ta hapni këtë tastierë

edhe duke prekur një fushë teksti.

Përdorimi i tastierës në ekran

1 Ndryshon madhësinë e shenjave dhe ndez kyçjen e shkronjave të mëdha. Për disa gjuhë, ky tast

përdoret për të lejuar përdorimin e shkronjave shtesë të gjuhës.

2 Mbyllni shikimin e tastierës në ekran

3 Shfaq numrat dhe simbolet. Prekni dhe mbani për të shfaqur fytyra me buzëqeshje.

4 Fut një hapësirë

5 Hap menunë e cilësimeve të futjes për të ndryshuar, për shembull Gjuhët e shkrimit. Ky tast gjithashtu

ndryshon gjuhën e shkrimit kur është zgjedhur më shumë se një gjuhë e futjes.

6 Fut një shenjë të kontrollit ose konfirmon futjen e tekstit

7 Fshin një shenjë përpara treguesit të shenjës

Të gjitha ilustrimet jepen vetëm për qëllime ilustrimi dhe mund të mos përshkruajnë saktë

telefonin real.

Për të shfaqur tastierën në ekran për të futur tekst

Trokitni lehtë mbi një fushë për futjen e tekstit.

Për të fshehur tastierën në ekran

Kur tastiera në ekran të jetë e hapur, shtypni .

Për të përdorur tastierën në ekran në orientimin si peizazh

Kur futni tekst, kthejeni telefonin anash.

Që tastiera ta mbështesë këtë tipar, mënyra si peizazh duhet të mbështetet nga aplikacioni që

po përdorni dhe cilësimet për orientimin e ekranit duhet të cilësohen tek "automatike".

Për të futur tekst duke përdorur tastierën në ekran

Për të futur një shenjë të dukshme në tastierë, trokitni lehtë mbi shenjën.

Për të futur një variant shenje, prekni dhe mbani një shenjë të zakonshme të

tastierës për të nxjerrë një listë opsionesh të disponueshme, pastaj përzgjidhni

nga lista. Për shembull, për të futur "é", prekni dhe mbani "e" derisa të

afishohen opsionet e tjera, pastaj, ndërsa mbani gishtin të shtypur në tastierë,

tërhiqeni dhe përzgjidhni "é".

25

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të kaluar mes shkronjave të mëdha dhe atyre të vogla

Përpara sesa të futni një shkronjë, takoni për të kaluar në shkronja të mëdha

, ose anasjelltas.

Për të aktivizuar kyçjen e shkronjave të mëdha

Para se të shkruani një fjalë, takoni ose derisa të shfaqet .

Për të futur numra ose simbole

Kur futni tekst, trokitni lehtë mbi . Afishohet një tastierë me numra dhe

simbole. Trokitni lehtë mbi , për të parë opsione të tjera.

Për të futur shenjat e zakonshme të pikësimit

1

Kur përfundoni së futuri një fjalë, takoni shiritin e hapësirës.

2

Përzgjidhni një shenjë pikësimi nga shiriti i përzgjedhjeve. Shenja e përzgjedhur

futet përpara hapësirës.

Për të futur shpejt një pikë, takoni shiritin e hapësirës dy herë pasi të përfundoni së futuri një

fjalë.

Për të futur një smiley

1

Kur futni tekst, prekni dhe mbani .

2

Përzgjidhni një smiley.

Për të fshirë shenja

Takoni për të vendosur kursorin pas shenjës që dëshironi të fshini, pastaj takoni

.

Për të futur një shenjë të kontrollit

Kur futni tekst, takoni për të futur një shenjë të kontrollit.

Për të përzgjedhur tekstin

1

Futni tekst, më pas trokitni lehtë dhe mbani tekstin. Fjala që trokitni lehtë

theksohet nga kartelat në të dyja anët.

2

Zvarritni kartelat majtas ose djathtas për të përzgjedhur më shumë tekst.

Për të modifikuar tekstin në orientimin si portret

1

Kur futni tekst, prekeni dhe mbajeni fushën e tekstit derisa të shfaqet shiriti i

aplikacionit.

2

Përzgjidhni tekstin që doni të modifikoni dhe më pas përdorni shiritin e

aplikacionit për të bërë ndryshimet e dëshiruara.

Për të ngjitur tekst nga kujtesa e përkohshme, gjithashtu mund ta mbani fushën e tekstit derisa

të shfaqet Ngjit dhe më pas trokitni lehtë mbi Ngjit.

Shiriti i aplikacionit

1

Mbyllni shiritin e aplikacionit

2

Përzgjidhni të gjithë tekstin

3

Pritni tekstin

4

Kopjoni tekstin

26

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

5

Ngjitni tekstin

shfaqet vetëm kur keni ruajtur tekst në kujtesën e përkohshme.

Përdorimi i funksionit Futja me gjeste për të shkruar fjalë

Mund të futni tekst duke rrëshqitur gishtin tuaj nga shkronja tek shkronja në tastierën

në ekran. Mund të ngrini gishtin tuaj ndërmjet fjalëve, në mënyrë që telefoni t'i njohë

ato.

Futja me gjeste është i disponueshëm vetëm kur përdorni tastierën në ekran.

Për të futur tekst duke përdorur funksionin Futja me gjeste

1

Kur futni teks duke përdorur tastierën në ekran, rrëshqisni gishtin nga shkronja

në shkronjë për të formuar fjalën që dëshironi të shkruani. Ngrini gishtin tuaj kur

të keni përfunduar së futuri një fjalë.

2

Telefoni sugjeron një fjalë mbështetur në shkronjat që keni zgjedhur. Nëse

është e nevojshme, zgjidhni fjalën e saktë në shiritin e përzgjedhjeve. Për të

parë më shumë opsione, kaloni djathtas ose majtas në shiritin e fjalëve të

përzgjedhshme. Nëse nuk mund të gjeni fjalën e dëshiruar, takoni një herë

për të fshirë të gjithë fjalën. Pastaj provoni përsëri të formoni fjalën duke

përdorur Futja me gjeste, ose takoni secilën shkronjë për të futur fjalën.

3

Nëse Hapësirë para rrëshqitjes cilësimi është aktivizuar, formoni fjalën tjetër

që dëshironi të futni. Nëse jo, takoni tastin e hapësirës, pastaj formoni fjalën

tjetër që dëshironi të futni.

Për të futur fjalë të përbëra të bashkuara kur është aktivizuar cilësimi Hapësirë para

rrëshqitjes, mund të duhet të rrëshqisni për të futur pjesën e parë të fjalës, pastaj të takoni

secilën gërmë për të futur pjesën tjetër të fjalës.

Për të ndryshuar cilësimet Futja me gjeste

1

Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran, takoni . Nëse keni

përzgjedhur më shumë se një gjuhë shkrimi, prekni dhe mbani .

2

Takoni Cilësimet e futjes së tekstit.

3

Shënoni ose çshënoni kutinë e shënimit Futja me gjeste.

4

Nëse dëshironi të shtoni automatikisht një hapësirë ndërmjet gjesteve pa u

dashur të takoni tastin e hapësirës secilën herë, shënoni kutinë e shënimit

Hapësirë para rrëshqitjes

.

Tastiera telefonike

Tastiera telefonike është e ngjashme me një tastierë standarde telefoni me 12 taste.

Ajo ju jep mundësitë e futjes së parashikuar dhe të futjes me shumë shtypje të tekstit.

Mund të aktivizoni metodën e futjes së tekstit me tastierën telefonike nëpërmjet

cilësimeve të tastierës. Tastiera telefonike disponohet vetëm në orientimin si portret.

Përdorimi i tastierës telefonike

27

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

1 Zgjidhni një opsion për futjen e tekstit

2 Ndryshoni madhësinë e karaktereve dhe aktivizoni kyçjen e shkronjave të mëdha

3 Shfaqni numrat

4 Shfaqni simbolet dhe buzëqeshjet

5 Futni një hapësirë

6 Hapni menynë e cilësimeve të futjes së tekstit, për të ndryshuar p.sh. Gjuhët e shkrimit. Ky tast

ndryshon gjithashtu gjuhën e shkrimit, kur përzgjidhet më tepër se një gjuhë e futjes.

7 Futni një shenjë kthimi ose konfirmoni futjen e tekstit

8 Fshini karakterin para kursorit

Të gjitha ilustrimet janë vetëm për ilustrim dhe mund të mos pasqyrojnë saktësisht telefonin

real.

Për të hapur Phonepad për herë të parë

1

Takoni një fushë të futjes së tekstit, pastaj takoni ose prekni dhe mbani ,

nëse keni përzgjedhur tashmë më shumë se një gjuhë të futjes.

2

Takoni Struktura e tastierës dhe përzgjidhni një opsion.

Pasi të keni zgjedhur opsionin e llojit të tastierës, thjesht mund të aktivizoni Phonepad duke

takuar një fushë të futjes së tekstit.

Për të kaluar ndërmjet tastierës në ekran dhe Phonepad

1

Kur futni tekst, takoni ose prekni dhe mbani , nëse keni përzgjedhur tashmë

më shumë se një gjuhë të futjes.

2

Takoni Struktura e tastierës dhe përzgjidhni një opsion.

Mbani mend se Phonepad është e disponueshme vetëm në orientimin si portret.

Për të futur tekst duke përdorur tastierën telefonike

Gjatë përdorimit të tastierës telefonike, mund të zgjidhni njërin prej dy opsioneve të

futjes:

Kur në tastierën telefonike afishohet , trokitni lehtë mbi çdo tast shkronje vetëm një

herë, edhe nëse shkronja që doni nuk është shkronja e parë në tast. Trokitni lehtë mbi

fjalën që afishohet ose trokitni lehtë mbi , për të parë sugjerime të tjera për fjalën dhe

për të përzgjedhur një fjalë nga lista.

Kur në tastierën telefonike afishohet , trokitni lehtë mbi tastin në ekran për shkronjën

që doni të futni. Vazhdoni ta shtypni këtë tast derisa të përzgjidhet shkonja e

dëshiruar. Pastaj bëni të njëjtën gjë për shkronjën tjetër që dëshironi të futni e kështu

me radhë.

Për të futur numrat duke përdorur tastierën telefonike

Kur tastiera telefonike është e hapur, trokitni lehtë mbi . Afishohet një tastierë

telefonike me numra.

Për të futur simbole dhe buzëqeshje duke përdorur tastierën telefonike

1

Kur tastiera telefonike është e hapur, trokitni lehtë mbi

. Afishohet një tabelë

me simbole dhe buzëqeshje.

2

Lundroni lart ose poshtë për të parë opsione të tjera. Trokitni lehtë mbi një

simbol ose buzëqeshje, për ta përzgjedhur.

Cilësimet e tastierës së zakonshme dhe të tastierës telefonike

Mund të përzgjidhni cilësimet për tastierën në ekran dhe tastierën telefonike, si p.sh

për gjuhën e shkrimit dhe korrigjimin automatik.

28

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të hyrë te cilësimet e tastierës dhe të tastierës telefonike

Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose tastierën telefonike, trokitni

lehtë mbi . Nëse keni përzgjedhur më shumë se një gjuhë shkrimi, më mirë

prekni dhe mbani .

Për të ndryshuar gjuhën e shkrimit duke përdorur tastierën në ekran ose tastierën

telefonike

1

Kur futni tekst, trokitni lehtë mbi ose prekni dhe mbani , nëse keni

përzgjedhur tashmë më shumë se një gjuhë të futjes.

2

Trokitni lehtë mbi Gjuhët e shkrimit dhe përzgjidhni gjuhët që dëshironi të

përdorni për shkrimin.

3

Nëse keni përzgjedhur më shumë se një gjuhë të futjes, trokitni lehtë mbi , për

të ndërruar gjuhët e përzgjedhura të shkrimit.

Për të ndërruar tastierat

1

Gjatë futjes së tekstit, zvarritni përposhtë shiritin e gjendjes, për të hapur

panelin e njoftimeve.

2

Trokitni lehtë mbi Zgjidh mënyrën shkrimore dhe përzgjidhni një opsion.

Cilësimet e futjes së tekstit

Kur futni tekst, mund të përdorni një meny cilësimesh të futjes së tekstit, që ju

ndihmon të cilësoni opsionet për parashikimin e tekstit. Për shembull, mund të

vendosni se si dëshironi të paraqesë telefoni alternativat e fjalëve dhe fjalët e duhura

ndërsa shtypni ose të aktivizoni aplikacionin e futjes së tekstit, që të kujtojë fjalët e reja

që shkruani.

Për të ndryshuar cilësimet e futjes së tekstit

1

Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran ose tastierën telefonike, trokitni

lehtë mbi ose prekni dhe mbani .

2

Trokitni lehtë mbi Cilësimet e futjes së tekstit.

3

Përzgjidhni cilësimet e dëshiruara.