
Rreth radios FM
Radioja FM në telefonin tuaj funksionon si çdo radio FM. Për shembull, mund të
shfletoni dhe të dëgjoni stacionet e radios FM si dhe t'i ruani ato si të preferuara. Para
se të përdorni radion, duhet të lidhni në telefon kufje me mikrofon ose kufje me tel.
Kufjet e thjeshta ose kufjet me mikrofon janë të nevojshme sepse funksionojnë si
antenë. Pas lidhjes së njërës prej këtyre pajisjeve, nëse dëshironi, mund ta kaloni
tingullin e radios në altoparlantin e telefonit.
Kur hapni radion FM, afishohen automatikisht kanalet e disponueshëm. Nëse një kanal ka
informacion për RDS-në, ai shfaqet pak sekonda pasi filloni të dëgjoni kanalin.
Për të ndezur radion FM
1
Lidhni në telefon një kufje me mikrofon ose një palë kufje të thjeshta.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Radio FM . Kanalet e disponueshme shfaqen
ndërsa lëvizni nëpër brezin e frekuencës.
Kur ndizni radion FM, shfaqen automatikisht kanalet e disponueshme. Nëse një kanal ka
informacion për RDS-në, ai shfaqet pak sekonda pasi filloni të dëgjoni kanalin.
Lëvizja nëpër kanalet e radios
Mund të lëvizni nëpër kanalet e radios të një brezi frekuencash duke:
•
Goditur lehtë lart dhe poshtë.
•
Tërhequr.
•
Trokitur lehtë mbi një kanal ose, nëse i përdorshëm, mbi informacionin e RDS-së
(identifikimi i stacionit).
Pamja e përgjithshme e radios FM
1
Zhvendoseni më lart tek i preferuari i mëparshëm (i disponueshëm kur janë ruajtur të preferuarat)
2
Frekuenca e akorduar
3
Ruani ose hiqni një kanal nga të preferuarit
4
Zhvendoseni më poshtë tek i preferuari tjetër (i përdorshëm kur janë ruajtur të preferuarat)
5
Një kanal i preferuar i ruajtur
6
Tasti ndiz/fik i radios
7
Informacioni për Sistemin e të Dhënave Radiofonike (RDS) – nuk përdoret për të gjitha vendet/
rajonet
66
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

8
Hapni aplikacionin TrackID™