
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të telefonit
Njihuni me cilësimet në telefonin tuaj, në mënyrë që të mund t'i personalizoni ato sipas
kërkesave tuaja.
Wi-Fi
Aktivizoni ose çaktivizoni Wi-Fi®, skanoni rrjetet e
disponueshme Wi-Fi® ose shtoni rrjetin Wi-Fi®.
Bluetooth
Aktivizoni ose çaktivizoni Bluetooth™, kërkoni për pajisje të
disponueshme Bluetooth™ dhe bëjeni telefonin tuaj të dukshëm
ose të padukshëm ndaj pajisjeve të tjera Bluetooth™.
Përdorimi i të
dhënave
Aktivizoni ose çaktivizoni trafikun e të dhënave celulare dhe
informohuni për hollësitë e përdorimit të të dhënave gjatë një
kohe të caktuar.
Të tjera...
Aktivizoni ose çaktivizoni regjimin e aeroplanit, konfiguroni
cilësimet për rrjetet celulare dhe VPN dhe aktivizoni telefonin
për të bashkëndarë lidhjen e tij të të dhënave celulare si një
zonë e lëvizshme interneti me valë Wi-Fi® ose nëpërmjet
bashkëndarjes së internetit me USB ose bashkëndarjes së
internetit me Bluetooth™.
Cilësimet e
telefonatës
Menaxhoni dhe konfiguroni cilësimet për numrat e telefonimit
fiks, postën me zë dhe telefonatat në internet.
Tingulli
Konfiguroni se si bie zilja, si dridhet ose si ju sinjalizon telefoni
kur merrni komunikime. Gjithashtu mund t'i përdorni këto
cilësime për të cilësuar nivelin e volumit për muzikën, videon,
lojërat ose mediat e tjera me zë dhe të bëni rregullimet
përkatëse.
Ekrani
Aktivizoni ekranin e telefonit të ndërrojë orientimin kur rrotulloni
telefonin. Mund të cilësoni edhe ndriçimin, madhësinë e fontit,
sfondin dhe afatin e ekranit.
Arkivi
Kontrolloni hapësirën e disponueshme në hapësirën ruajtëse të
brendshme të telefonit dhe në kartën SD. Gjithashtu mund të
fshini kartën SD ose ta çmontoni për ta hequr pa rrezik.
Bateria
Shihni gjendjen e baterisë së telefonit. Mund të shihni gjithashtu
se për sa kohë ka telefoni bateri dhe se si e harxhojnë baterinë
aplikacionet e ndryshme.
Aplikacionet
Menaxhoni aplikacionet që janë duke u ekzekutuar, aplikacionet
e shkarkuara dhe aplikacionet në kartën SD.
Xperia™
Konfiguroni regjimin e lidhjes me USB, llojin e lidhjes së rrjetit
dhe cilësimet e internetit. Gjithashtu mund të aktivizoni tiparet e
Facebook brenda aplikacioneve.
Llogaritë e
sinkronizimi
Aktivizoni telefonin të sinkronizojë të dhënat me llogaritë e
sinkronizimit që shtuat.
Shërbimet e
vendndodhjes
Aktivizoni ose çaktivizoni shërbimin për vendndodhjen i Google,
satelitët GPS dhe Vendndodhjen dhe kërkimin në Google.
Siguria
Mbroni telefonin duke konfiguruar kyçje dhe fjalëkalime të
ndryshme. Gjithashtu mund të lejoni instalimin e aplikacioneve
jo nga Google Play™.
112
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Gjuha dhe futja
Përzgjidhni gjuhën e telefonit, rregulloni opsionet e futjes së
tekstit, shtoni fjalë në fjalorin personal dhe konfiguroni cilësimet
e ligjërimit.
Kopjet rezervë
dhe ricilësimi
Bëni kopje rezervë të të dhënave tuaja dhe ricilësoni telefonin.
Data dhe ora
Cilësoni orën dhe datën ose zgjidhni vlerat e ofruara nga rrjeti.
Përzgjidhni formatin tuaj të preferuar për datën dhe orën.
Qasshmëria
Aktivizoni shërbimet e instaluara të qasshmërisë dhe rregulloni
cilësimet përkatëse.
Opsionet e
zhvilluesit
Cilësoni opsionet për zhvillimin e aplikacioneve. Për shembull,
mund të afishoni përdorimin e CPU-së në ekranin e telefonit dhe
të afishoni reagimin e dukshëm ndaj prekjeve. Gjithashtu mund
të cilësoni telefonin të hyjë në regjimin e korrigjimit kur është
lidhur USB-ja.
Rreth telefonit
Shihni informacione rreth telefonit tuaj, si numri i modelit,
versioni i firmuerit, numri i telefonit dhe sinjali. Gjithashtu mund
të përditësoni softuerin në versionin më të ri.