Sony Xperia E - Administrimi i tekstit dhe imazheve

background image

Administrimi i tekstit dhe imazheve

Për të gjetur tekstin brenda një faqeje uebi

1

Kur jeni duke parë një faqe uebi, shtypni .

2

Trokitni lehtë mbi Gjej në faqe.

3

Futni tekstin e kërkimit tuaj. Karakteret që përputhen me kërkimin tuaj

përshenjohen në faqen e uebit.

4

Trokitni lehtë mbi shigjetat lart ose poshtë, për të shkuar tek objekti i

përshenjuar paraardhës ose pasardhës.

5

Trokitni lehtë mbi për të mbyllur shiritin e kërkimit.

Për të kopjuar tekstin nga një faqe uebi

1

Prekni dhe mbajeni derisa të theksohet pjesën e tekstit që dëshironi të kopjoni.

Kartelat shfaqen në fund të çdo përzgjedhjeje. Zvarritni kartelat sipas

rrethanave, për të përzgjedhur të gjithë tekstin që doni të kopjoni.

2

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi Kopjo.

3

Për të ngjitur tekstin në një mesazh poste elektronike, mesazh me tekst ose

mesazh multimedial, prekni dhe mbani fushën e tekstit në aplikacionin përkatës

dhe trokitni lehtë mbi Ngjit në menynë e afishuar.

Nëse teksti që doni të kopjoni është pjesë e një lidhjeje për në një faqe tjetër uebi, shfaqet një

meny, në të cilën duhet të trokitni lehtë mbi Përzgjidh tekstin para se të vazhdoni.

Për të ruajtur një imazh nga një faqe uebi

1

Në faqen aktive të uebit, prekni dhe mbani imazhin e dëshiruar derisa të shfaqet

një meny.

2

Trokitni lehtë mbi Ruaj imazhin.

Nëse karta e kujtesës nuk është e disponueshme, imazhi nuk mund të ruhet.