
Cilësimet e shfletuesit
Mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit dhe të përshtatni pamjen e tij. Për shembull,
mund të ndryshoni madhësinë e tekstit të shfaqur sipas nevojave tuaja ose mund të
zbrazni kujtesën e fshehtë, skedarët spiunë, historinë e shfletuesit dhe të dhënat e
tjera të lidhura me sajtet e uebit që vizitoni.
Për të ndryshuar cilësimet e shfletuesit
1
Kur shfletuesi të jetë i hapur, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet.
Për të ndryshuar madhësinë e tekstit në faqet e uebit
1
Kur shfletuesi të jetë i hapur, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Qasshmëria.
3
Rregulloni sipas dëshirës cilësimet e madhësisë së tekstit.
88
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të zbrazur kujtesën e fshehtë nga telefoni
1
Kur shfletuesi të jetë i hapur, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Privatësia dhe siguria.
3
Trokitni lehtë mbi Zbraz kujtesën e fshehtë, pastaj trokitni lehtë mbi OK për të
konfirmuar.
Për të zbrazur skedarët spiunë të shfletuesit
1
Kur shfletuesi të jetë i hapur, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Privatësia dhe siguria.
3
Trokitni lehtë mbi Zbraz dhën. gjithë cookie, pastaj trokitni lehtë mbi OK për të
konfirmuar.
Për të zbrazur historinë e shfletuesit
1
Kur shfletuesi të jetë i hapur, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Privatësia dhe siguria.
3
Trokitni lehtë mbi Zbraz historinë, pastaj trokitni lehtë mbi OK për të konfirmuar.
Vetëpërshtatja e faqeve të uebit
Shfletuesi juaj ka një opsion për vetëpërshtatjen, që e lehtëson leximin e faqeve të
mëdha të uebit me shumë tekst dhe imazhe, të tilla si faqet e lajmeve. Kur aktivizohet
ky opsion, shfletuesi ripërshtat automatikisht imazhet dhe shtyllat e tekstit në ekran,
kur trokitni lehtë dy herë në ekran menjëherë pas bërjes zoom me gishtat tuaj. Nëse
vetëpërshtatja çaktivizohet, mund të duhet të lëvizni anash për të lexuar një fjali të
plotë.
Për të përshtatur automatikisht faqet e uebit
1
Kur shfletuesi të jetë i hapur, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Të përparuara > Vetëpërshtat faqet.
Vetëplotësimi i tekstit
Vetëplotësimi ju mundëson futjen automatike të të dhënave, si emrat dhe adresat, në
formularë të ndryshëm të uebit, që të mos duhet të fusni vazhdimisht të njëjtat
informacione në faqe të ndryshme të uebit.
Për të krijuar tekstin për vetëplotësimin
1
Kur shfletuesi të jetë i hapur, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Të përgjithshme.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Vetëplotësimi i formularit, nëse nuk është
tashmë e shenjuar.
4
Trokitni lehtë mbi Vetëplotëso tekstin, pastaj futni tekstin që doni të përdorni
për vetëplotësimin në formularët e uebit, për shembull, emrin dhe adresën tuaj.
5
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi Ruaj.
Cilësimet e përbërësve shtesë
Mund të rregulloni mënyrën e funksionimit të një përbërësi shtesë në një faqe uebi.
Për shembull, mund të aktivizoni përbërësit shtesë për të pasur efekt pamor optimal
gjatë shikimit të një faqeje uebi. Ndryshe, mund të konfiguroni shfletuesin që të
ekzekutojë përbërësit shtesë vetëm sipas kërkesës ose mund të çaktivizoni krejtësisht
përbërësit shtesë, për të rritur shpejtësinë e shfletimit.
Për të aktivizuar përbërësit shtesë sipas kërkesës
1
Kur shfletuesi të jetë i hapur, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Të përparuara > Aktivizo shtojcat.
3
Shenjoni kutinë e zgjedhjes për Sipas kërkesës.
Mund të duhet të rinisni shfletuesin që të funksionojë cilësimi.
89
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.