Lundrimi në ueb
Për të përzgjedhur një lidhje
•
Për të zgjedhur një lidhje në faqen e uebit, trokitni lehtë mbi lidhjen. Lidhja e
përzgjedhur përshenjohet dhe faqja e uebit fillon të ngarkohet pasi hiqni gishtin.
Nëse e zgjidhni gabimisht një lidhje para se të hiqni gishtin, mund ta zvarritni gishtin larg nga
lidhja për ta shpërzgjedhur.
Për të shkuar në faqen e mëparshme gjatë shfletimit
•
Shtypni .
Për të zmadhuar ose zvogëluar në një faqe uebi
Përdorni një nga metodat e mëposhtme, për të zmadhuar ose zvogëluar në një faqe
uebi:
•
Trokitni lehtë dy herë për të zmadhuar në faqen e uebit ose trokitni lehtë dy
herë përsëri për të zvogëluar.
•
Prekni një zonë të faqes me të dy gishtat njëkohësisht dhe largojini nga njëri-
tjetri për të zmadhuar ose bashkojini bashkë për të zvogëluar.
Për të ringarkuar faqen e tanishme në Internet
•
Shtypni , pastaj takoni Rifresko.
Për të ruajtur një faqe uebi për ta parë jashtë linje
1
Pasi të jetë ngarkuar faqja e uebit, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Ruaj për lexim jashtë linje. Atëherë drejtoheni në kartelën
Faqet e ruajtura
, ku mund të shikoni të gjitha faqet e ruajtura të uebit.
Nëse karta e kujtesës nuk është e disponueshme, faqja e uebit nuk mund të ruhet.
Për të parë një faqe uebi të ruajtur më parë
1
Kur shfletuesi është i hapur, godisni lehtë përposhtë në ekran, për të shfaqur
shiritin e adresës dhe të kërkimit.
2
Trokitni lehtë mbi përbri shiritit të adresës dhe të kërkimit.
3
Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi kartelën Faqet e ruajtura.
4
Gjeni dhe përzgjidhni një faqe uebi që doni të shihni.
Për të ngarkuar versionin e drejtpërdrejtë të një faqeje uebi që është jashtë linje
1
Kur të jetë e hapur një faqe uebi jashtë linje, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Shko drejtpërdrejt.
Për të kërkuar versionin për kompjuter të një faqeje uebi
1
Gjatë shfletimit të faqes së uebit, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Kërko sajtin për desktop.
Pasi të zgjidhni shikimin e versionit për kompjuter të faqes së uebit në një dritare, të gjitha
faqet e uebit që do të shihni më vonë në atë dritare do të afishojnë gjithashtu versionet e tyre
për kompjuter. Trokitni përsëri lehtë mbi Kërko sajtin për desktop, për ta kthyer cilësimin siç
ishte.
Për të përndarë një lidhje për te faqja aktuale e uebit
1
Gjatë shfletimit, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Përndaj faqen.
3
Përzgjidhni një metodë të disponueshme transferimi, pastaj ndiqni udhëzimet
në ekran.
85
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të mbyllur një dritare të shfletuesit
1
Kur shfletuesi është i hapur, godisni lehtë përposhtë në ekran, për të shfaqur
shiritin e adresës dhe të kërkimit.
2
Trokitni lehtë mbi përbri shiritit të adresës dhe të kërkimit. Shfaqet një listë
me të gjitha dritaret e hapura.
3
Trokitni lehtë mbi në dritaren që doni të mbyllni ose godisni lehtë dritaren
majtas ose djathtas jashtë ekranit për ta mbyllur.