
Menaxhimi i kujtesoreve
Kujtesoret ju lejojnë të hyni shpejt në faqet tuaja të preferuara dhe të vizituara më
shpesh në Internet. Mund të shtoni kujtesore drejtpërdrejt nga shfletuesi i telefonit tuaj.
Gjithashtu mund të sinkronizoni shfletuesin e telefonit tuaj me kujtesoret e Google
Chrome™ që keni sinkronizuar në llogarinë tuaj në Google duke përdorur një
kompjuter. Shihni Për të sinkronizuar shfletuesin me Google™ Chrome në faqen 98.
Në varësi të operatorit tuaj të rrjetit, disa kujtesore mund të jenë të instaluara
paraprakisht në telefonin tuaj.
Për të shtuar si kujtesore një faqe uebi
1
Ndërsa jeni duke parë faqen e uebit, shtypni .
2
Trokitni lehtë mbi Ruaje te kujtesoret.
3
Nëse dëshironi, modifikoni kujtesoren.
4
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi OK.
Për të hapur një kujtesore
1
Kur shfletuesi është i hapur, goditni lehtë në ekran për nga poshtë, për të
shfaqur shiritin e kërkimit dhe të adresës.
2
Takoni pranë shiritit të kërkimit dhe të adresës, pastaj takoni . Emrat e çdo
llogarie që keni sinkronizuar me Google Chrome™ shfaqen. Kujtesoret që keni
ruajtur drejtpërdrejt në telefon renditen nën llogarinë Lokale.
3
Për të afishuar kujtesoret e një llogarie, takoni llogarinë. Të gjitha kujtesoret në
llogari shfaqen.
4
Për të hapur një kujtesore, takojeni atë.
Për të modifikuar një kujtesore
1
Kur shfletuesi është i hapur, godisni lehtë përposhtë në ekran, për të shfaqur
shiritin e adresës dhe të kërkimit.
2
Trokitni lehtë mbi pranë shiritit të adresës dhe të kërkimit dhe më pas trokitni
lehtë mbi .
3
Prekni dhe mbani një kujtesore.
4
Në menynë e shfaqur, trokitni lehtë mbi Ndrysho kujtesoren.
5
Modifikoni kujtesoren sipas dëshirës.
6
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi OK.
Për të shtuar në ekranin bazë një faqe uebi të shënuar si kujtesore
1
Kur shfletuesi është i hapur, godisni lehtë përposhtë në ekran, për të shfaqur
shiritin e adresës dhe të kërkimit.
2
Trokitni lehtë mbi pranë shiritit të adresës dhe të kërkimit dhe më pas trokitni
lehtë mbi .
3
Trokitni lehtë dhe mbajeni të shtypur kujtesoren që doni të shtoni te Ekrani
bazë.
4
Në menynë e shfaqur, trokitni lehtë mbi Shto shkurtoret në ekranin bazë.
86
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të fshirë një kujtesore
1
Kur shfletuesi është i hapur, godisni lehtë përposhtë në ekran, për të shfaqur
shiritin e adresës dhe të kërkimit.
2
Trokitni lehtë mbi pranë shiritit të adresës dhe të kërkimit dhe më pas trokitni
lehtë mbi .
3
Prekni dhe mbani një kujtesore.
4
Në menynë e shfaqur, trokitni lehtë mbi Fshi kujtesoren, për të fshirë
kujtesoren e përzgjedhur.
Për të shtuar si kujtesore një faqe uebi të vizituar më parë
1
Kur shfletuesi është i hapur, godisni lehtë përposhtë në ekran, për të shfaqur
shiritin e adresës dhe të kërkimit.
2
Trokitni lehtë mbi pranë shiritit të adresës dhe të kërkimit dhe më pas trokitni
lehtë mbi .
3
Trokitni lehtë mbi kartelën Historia dhe më pas trokitni lehtë mbi një nga
shigjetat poshtë, për të parë një listë me faqet e uebit të vizituara më parë.
4
Trokitni lehtë mbi në krah të faqes së uebit që doni ta shtoni si një kujtesore.
5
Nëse dëshironi, modifikoni informacione më të hollësishme, të tilla si emri dhe
vendndodhja e kujtesores.
6
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi OK.