
Rreth sinkronizimit të të dhënave në telefonin tuaj
Me telefonin mund të sinkronizoni kontaktet, postën elektronike, ngjarjet e kalendarit
dhe informacione të tjera, nga llogaritë shumëfishe të postës elektronike, shërbimet e
sinkronizimit dhe llogaritë e llojeve të tjera, në varësi të aplikacioneve të instaluara në
telefon. Sinkronizimi i telefonit me burimet e tjera të informacionit është një mënyrë e
thjeshtë dhe praktike për t'u informuar.
Mund të:
•
përdorni Gmail™, Google Calendar™, kontaktet e Google™, kujtesoret e Google™
Chrome™ tuaja dhe shërbime të tjera të Google që përdorni.
•
përdorni postën elektronike, kontaktet dhe aplikacionet e kalendarëve të korporatës
suaj.
•
përdorni kontaktet, kalendarin, albumet tuaja në Facebook™ dhe në shërbimet e tjera
që përdorni.