Sony Xperia E - Sinkronizoni postën elektronik, kalendarin dhe kontaktet e korporatës tuaj

background image

Sinkronizoni postën elektronik, kalendarin dhe kontaktet e

korporatës tuaj

Përdorni mesazhet e postës elektronike, takimet e kalendarit dhe kontaket e

korporatës tuaj drejtpërdrejt nga telefoni juaj. Shihini dhe administrojini ato po aq

lehtësisht sa do të bëni nga një kompjuter. Pas konfigurimit, mund të gjeni

informacionin tuaj në aplikacionet Posta elektronike, Kalendari dhe Kontaktet.

Që të përdorni funksionueshmërinë e përshkruar më sipër, informacioni i korporatës tuaj duhet

të ruhet në një server të Microsoft® Exchange.

Për të konfiguruar postën elektronike, kalendarin dhe kontaktet e korporatës në

telefon

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi.

3

Sigurohuni që sinkronizimi është aktivizuar që të dhënat tuaja të sinkronizohen

automatikisht sipas intervalit të sinkronizimit që cilësoni.

4

Trokitni lehtë mbi Shto llogarinë > Korporata.

5

Futni adresën e postës elektronike dhe fjalëkalimin e korporatës suaj.

6

Trokitni lehtë mbi Tjetër. Telefoni fillon të përnxjerrë informacionin e llogarisë

suaj. Nëse ndodh një mosfunksionim, kontaktoni administratorin e rrjetit të

korporatës suaj për më shumë informacion të tillë si emri i domenit dhe adresa

e serverit Exchange.

7

Trokitni lehtë mbi OK, për të lejuar serverin e korporatës që të kontrollojë

telefonin tuaj.

8

Përzgjidhni të dhënat që doni të sinkronizoni me telefonin, siç janë kontaktet

dhe zërat e kalendarit.

9

Nëse dëshironi, aktivizoni administratorin e pajisjes, për të lejuar serverin e

korporatës të kontrollojë tipare të caktuara të sigurisë në telefon. Për shembull,

lejoni serverin e korporatës suaj të cilësojë rregulla për fjalëkalimin dhe të

cilësojë enkriptimin e arkivit.

10

Kur të përfundojë konfigurimi, mund të futni një emër për llogarinë e korporatës,

që të identifikohet lehtë.

Për të modifikuar konfigurimin e postës elektronike, kalendarit dhe kontakteve të

korporatës

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi dhe përzgjidhni llogarinë

e korporatës suaj.

3

Trokitni lehtë mbi Cilësimet e llogarisë, pastaj trokitni lehtë mbi llogarinë e

korporatës që doni të modifikoni.

4

Ndryshoni cilësimet e dëshiruara.

Për të cilësuar një interval sinkronizimi për një llogari korporate

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi dhe përzgjidhni llogarinë

e korporatës suaj.

3

Trokitni lehtë mbi Cilësimet e llogarisë, pastaj trokitni lehtë mbi llogarinë e

korporatës për të cilën doni të cilësoni një nivel sinkronizimi.

4

Trokitni lehtë mbi Shpesh. kontroll. të kutisë në hyrje dhe përzgjidhni një

opsion për intervalin.

99

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të hequr një llogari të korporatës nga telefoni juaj

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi Cilësimet > Llogaritë e sinkronizimi, pastaj trokitni lehtë mbi

llogarinë tuaj të korporatës.

3

Shtypni , pastaj trokitni lehtë mbi Hiqe llogarinë.

4

Trokitni përsëri lehtë mbi Hiqe llogarinë, për të konfirmuar.