
Cilësimet e telefonatave
Bllokimi i telefonatave
Mund të bllokoni të gjitha ose disa kategori të telefonatave në hyrje dhe atyre në dalje.
Kur e përdorni për herë të parë bllokimin e telefonatave, duhet të futni PUK-un tuaj
(Kodin personal të zhbllokimit) dhe më pas një fjalëkalim të ri, për të aktivizuar
funksionin e bllokimit të telefonatave.
Për të bllokuar telefonatat në hyrje ose në dalje
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Bllokimi i
telefonatave
.
3
Përzgjidhni një opsion.
4
Futni fjalëkalimin dhe trokitni lehtë mbi Aktivizo.
Refuzimi i një telefonate me një mesazh
Mund të refuzoni një telefonatë me një mesazh të paracaktuar. Kur refuzoni një
telefonatë me një mesazh të tillë, mesazhi i dërgohet automatikisht telefonuesit dhe
ruhet në telefonin tuaj.
Gjashtë mesazhe janë paracaktuar në telefon. Mund të përzgjidhni nga këto mesazhe
të paracaktuara, të cilat gjithashtu mund të modifikohen nëse është e nevojshme.
Për të refuzuar një telefonatë me një mesazh të paracaktuar
•
Tërhiqni Refuzo me mesazh lart, pastaj përzgjidhni një mesazh.
Për të refuzuar një telefonatë të dytë me një mesazh të paracaktuar
•
Kur dëgjoni bipe të përsëritura gjatë një telefonate, tërhiqni Refuzo me mesazh
lart, pastaj përzgjidhni një mesazh.
Për të modifikuar mesazhin e përdorur për të refuzuar një telefonatë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Refuzo telefonat. me
mesazh
.
3
Takoni mesazhin që dëshironi të modifikoni, pastaj bëni ndryshimet e
nevojshme.
4
Kur të përfundoni, takoni OK.
Përcjellja e telefonatave
Ju mund t'i përcillni telefonatat për shembull, në një numër tjetër ose në një shërbim të
sekretarisë telefonike.
42
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të devijuar telefonatat
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Transferimi i
telefonatave
.
3
Përzgjidhni një opsion.
4
Futni numrin tek i cili doni të devijoni telefonatat, më pas trokitni lehtë mbi
Aktivizo
.
Për të çaktivizuar devijimin e telefonatave
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Transferimi i
telefonatave
.
3
Përzgjidhni një opsion, pastaj trokitni lehtë mbi Çaktivizo.
Afishimi ose fshehja e numrit tuaj të telefonit
Ju mund të përzgjidhni që të afishoni ose të fshihni numrin tuaj të telefonit, në pajisjet
e marrësve të telefonatave kur i telefononi atyre.
Për të afishuar ose fshehur numrin tuaj të telefonit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Cilësimet
shtesë
> Identifikimi i telefonatës.
Numrat e telefonimit fiks
Nëse keni marrë nga ofruesi juaj i shërbimit një kod PIN2, mund të përdorni një listë
me Numrat e telefonimit fiks (FDN), për të kufizuar telefonatat që bëni.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar telefonimin fiks
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Numrat e
telefonim. fiks
.
3
Trokitni lehtë mbi Aktivizo telefonimin fiks ose Çaktivizo telefonim. fiks.
4
Futni kodin tuaj PIN2 dhe trokitni lehtë mbi OK.
Për qasjen në listën e marrësve të telefonatave të pranuara
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi Cilësimet > Cilësimet e telefonatës > Numrat e
telefonim. fiks
> Numrat e telefonim. fiks.
43
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.